Ministrja Ahmetaj prezanton para Komisionit Parlamentar zhvillimet me agjendën evropiane dhe zbatimin e MSA

Prishtinë, 5 prill 2017 - Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj prezantoi para Komisionit Parlamentar avancimin me implementimin e MSA-së; progresin në kuadër të liberalizimit të vizave, zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave, dhe për qasjen e Kosovës në programet e BE-së.


Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, Komisioni Evropian ka konfirmuar progresin e arritur në kuadër të përmbushjes së kriterit për luftimin e korrupsionit. Në kuadër të këtij progresi vlen të përmendet që numri i azilkërkuesve ka rënë për 500% nga 72,491 në vitin 2015, në 11,475 në 2016.  Ndërsa numri i përfituesve nga Fondi i Riintegrimit është rritur për 100% nga 2,912 në vitin 2015 në 5,786 në 2016.


Në nëntor është lansuar Agjenda Evropiane e Reformave, e cila përmban 22 prioritetet kyçe që duhet përmbushur në vitin 2017 në këto fusha: në qeverisjen e mirë dhe sundimit të ligjit, konkurrueshmerinë dhe klimën e investimeve, në punësim dhe arsimim.


Ministrja Ahmetaj njoftoi pjesëmarrësit se pas takimit të parë të Këshillit të Stabilizim-Asociimit në nëntor 2016, është lansuar raundi i parë i takimeve të strukturave të MSA-së dhe deri në fund të vitit do të mbahen takime të tjera me komitetet e MSA-së.


Ministrja Ahemtaj poashtu theksoi rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në këtë proces nëpërmjet organizimit të fushatave ku tha se:“ MIE është duke zbatuar fushatën për komunikimin e MSA-së, dhe për pesë javë janë transmetuar 5 video klipe në televizionet nacionale me informata se çfarë është MSA për Qytetarët, Studentët, Biznesin dhe Gjyqësorin. Mesazhe në radio stacione, web portale dhe Media Sociale. Janë shpërndarë broshura informative dhe janë ekspozuar 80 billborde nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.”


Në këtë takim u diskutua edhe për Instrumentin Para Anëtarësimit (IPA). MIE ka finalizuar programimin e IPA 2016 (pjesa e parë) në vlerë totale prej 45.5 milionë euro dhe se momentalisht negociatat janë duke vazhduar për mbështetje direkte buxhetore nga fondet e BE-së në sektorin e administratës publike në vlerë prej 25 milion euro si pjesë e marrëveshjes financiare për IPA 2016.


Në vazhdim u diskutua për qasjen e Kosovës në programet e BE-së, Ministrja Ahmetaj potencoi se: “Në nëntor është nënshkruar Marrëveshja Kornizë ndërmjet Kosovës dhe BE-së për qasjen e Kosovës në Programet e BE-së.  Kosova duhet të vendos se në cilat prej 17 Programeve do të bëhet aplikimi për anëtarësim dhe se çdo program ka kosto financiare dhe përfitimi është në baza të konkurrencës.”


Temë tjetër e diskutimit ishte edhe Përkthimi i acquis-së së BE-së. Në bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë është publikuar Doracaku për Përkthimin e Akteve Ligjore të BE-së në gjuhën shqipe.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO