Ministrja Ahmetaj pret në takim njoftues Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier CHABERT

Prishtinë, 16 shkurt 2017 - Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Mimoza Ahmetaj, priti sot në takim Amabsadorin e Francës në Kosovë, Z. Didier CHABERT.


Ministrja Ahmetaj ka falënderuar ambasadorin Chabert për mbështetjen e vazhdueshme që Franca po i ofron Kosovës në përgjithësi, e veçanërisht drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ajo tha se: ”Përkrahja Franceze ka shumë rëndësi për Kosovën. Kjo përkrahje ka vazhduar si në avancimin në politikën e jashtme, ashtu edhe në shtimin e njohjeve për shtetësinë e Kosovës”.


Me këtë rast ajo, njoftoi amabsadorin Chabert për zhvillimet e fundit me agjendën evropiane, respektivisht procesin e implementimit të MSA-së. Ndërsa, në kuadër të avancimit me agjendën Evropiane, Ministrja nënvizoi faktin se Kosova pëgjatë gjithë procesit ka qenë jashtëzakonisht e përkushtuar në përmbushjen e të gjitha kritereve, sikurse edhe me procesin e Liberalizimit të Vizave për të cilin mbetemi të përkushtuar deri në finalizimin e tijë. Ndërsa, shembull konkret i këtijë përkushtimi dhe njëkohësisht konsensusi është miratimi i mbrëshmën në Kuvendin e Kosovës me shumicë absolute nga deputetët, i Agjendës për Reforma Evropiane, sikur që ishte ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimimit të nënshkruar me Bashkimin Evropian. 


Ndërsa, nga ana e tijë ambasadori Chabert konfirmoi përkrahjen e vazhdueshme të Francës. Dhe potencoi se kjo përkrahje do të jetë e vazhdueshme si për procesin e integrimit të Kosovës në BE ashtu edhe për shtimin e njohjeve të shtetësisë së Kosovës, aty ku Franca mund të japë kontributin e saj. Poashtu Amabasadori Chabert theksoi se Franca vazhdon të kontribuoj në anëtarëtsimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.


Ambasadori Chabert poashtu, theksoi rëndësinë e zbatimit sa më të suksesshëm të Agjendës për Reforma Evropiane, si shembull i përkushtimit të Kosovës për integrim Evropian.  
 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO