Ministrja Ahmetaj pjesëmarrëse në takimin e bordit të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal

Dubrovnik, 30 qershor 2017 - Ministrja e Integrimit Evropian Mimoza Ahmetaj ishte pjesë e takimit të Bordit të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) që u mbajt në Dubrovnik të Kroacisë. Gjatë takimit u diskutua Strategjia e Evropës Juglindore 2020: Raporti Vjetor i Implementimit për vitin 2017.


Me këtë rast Ministrja Ahmetaj i njoftoi të pranishmit për reformat strukturore që i ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosoves, veqanërisht në përmirësimin e ambientit e të bërit biznes dhe krijimin e kushteve për konkurrencë dhe investime të huaja direkte. Një arritje tjetër e rëndësishme është edhe hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit e cila ka hapur dyert e tregut të madh të BE-së për prodhuesit Kosovar.


Gjithsesi, Ministrja Ahmetaj gjithashtu vlerësoi lartë të dhënat e raportit dhe shprehu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si faktor i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik. Për më tepër Ministrja Ahmetaj shprehu gatishmërinë e Republikës së Kosovës që të kontribuojë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal sfidë e cila është evidentuar edhe në raportin e fundit të bordit të RCC. 
 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO