Ministrja Ahmetaj: Kosova do ta ketë përkrahjen e Malit të Zi në procesin e integrimit Evropian

Prishtinë, 3 Maj 2017 - Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj priti sot në takim Minsitrin e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi, Aleksandar Andrija Pejović.


Gjatë takimi me Ministrin Pejović, u diskutua për rëndësinë e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe rolin tejet të rëndësishëm që ka përfshirja e të gjithë rajonit në këtë proces.


Nga ana e saj Ministrja Ahmetaj e njoftoi Ministrin Pejović për zhvillimet më të fundit në Kosovë me agjendën Evropiane dhe proceset kyçe. Ministrja Ahmetaj theksoi se: “Agjenda evropiane në Kosovë ka konsensu të plotë si mbrenda partive politike ashtu edhe në shoqëri, përkrahja është më se 90 përqind”. 


Poashtu ajo uroi Ministrin Pejović  për ratifikimin e traktatiti të NATO’s. Poashtu tha se: “Jemi duke përcjellur me vëmendje zhvillimet në Mal të Zi, respektivisht me përkushtimin dhe avancimin që është duke bërë drejt integrimit në BE. Poashtu, konsideroj se Mali i Zi vazhdon të jetë shembulli më i mirë se si duhet trajtuar procesin e integrimit Evropian dhe hapat që duhet ndërmarrë për avancimin me agjendën evropiane. Mali I Zi është shtet lider në rajon në procesin e integimit Evropian”.


Ministrja Ahmetaj poashtu potencoi se: ”Sikurse edhe Mali i Zi, Kosova si një vend relativisht me sipërfaqe dhe popullsi të vogël, çasje proaktive, tolerante dhe të hapur për integrimin e të gjitha shtresave dhe komuniteteve, gëzon parakushtet për të avancuar me agjendën evropiane. Prandaj, mbetem e mendimit dhe e përkushtuar që të punojmë së bashku me të gjithë faktorët në Kosovë për të shtyrë përpara integirmin Evropian, pasiqë mendoj se është humbur shumë kohë e çmuar”.


Poashtu, Ministrat janë dakorduar për nënshkrimin e marrëveshjes bilaterale në fushën e integrimit evropain që del nga MSA.


Nga ana e tijë Minsitri Pejović shprehu gatishmërinë për të mbështetur Kosovën në të gjitha fushat në kuadër të integrimit Evropian, si dhe duke ndarë eksperiencën e tyre të suksesshme. Misnitri Pejović tha se është i kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm me Republikën e Kosovës dhe përmes kësaj vizite synohet që të thellohet edhe më shumë bashkëpunimi në mënyrë që të përmirësojmë jetën e qytetarëve në të dy vendet.
 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO