Kosova përfiton nga përvoja Kroate në procesin e integrimit Evropian

Prishtinë, 10 Mars 2017. - Ministrja e Integrimit Evropian, Znj. Mimoza Ahmetaj zhvilloi një takim jashtëzakonisht të frytshëm me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Marija Kapitanović.


Kroacia ka qenë dhe vazhdon të jetë një model shembull për Kosovën drejt integrimit të suksesshëm në Bashkimin Evropian. Poashtu, Kroacia në vazhdimësi ka përkrahur Kosovën në këtë proces, dhe me këtë rast Ministrja Ahmetaj e falënderoi Ambasadoren Kapitanović për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për Kosovën, në veçanti në procesin e integrimit Evropian.


Në këtë takim, më në detaje u diskutua për avancimin rreth zbatueshmërisë së Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) pasiqë Kroacia ka qenë vendi i parë i Ballkanit Perëndimor tek i cili u aplikua instrumenti i MSA-së dhe si janë menaxhuar sfidat në këtë proces. Natyrisht Kosova ka nevojë për përvojën dhe ekspertizën Kroate në zbatimin e MSA-së për të shërbyer si udhërrëfyes gjatë këti procesi.


Në vazhdim u diksutua edhe për gjendjen aktuale me Agjendën Evropiane të Reformave, konsultimet me akterët kyç për përcaktimin e Kosovës për Programet e BE-së dhe gjendjen aktuale rreth procesit të Liberalizimit të Vizave për Kosovën.


Me këtë rast Ministrja Ahmetaj potencoi rëndësinë e ndërlidhjes së drejtëpërdrejtë me homologët kroat të zyrtarëve institucional të Kosovës në mënyrë që edhe komunikimi dhe shkëmbimi të jetë i struktururar dhe konkret.


Nga ana e sajë, Ambasadorja Kapitanović ritheksoi gatishmërinë e Kroacisë për të zgjëruar bashkëpunimin rreth agjendës evropiane, rrjedhimisht në kuadër të zbatimit të MSA-së.

 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO