Kordinimi i vazhdueshëm me Shoqërinë Civile i kontribuon avancimit me agjendën Evropiane

Prishtinë 5 Maj 2017 - Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Organizatave të Shoqërisë Civile të cilat në fokus të aktiviteteve dhe krijimit të politikave kanë BE-në. Me këtë rast, Ministrja Ahmetaj theksoi rolin dhe rëndësinë e përfshirjes së shoqërisë civile në vedimmarrje me qëllimin e vetëm rritjen dhe promovimin e transparencës dhe llogaridhënies si elemte kyqe të qeverisjes së mirë si dhe forcimin e bashkëpunimit me të gjithë akterët tjerë relevant.

 
Në takim, përfaqësuesit e shoqërisë civile ngritën çështje të rëndësishme për diskutim, me ç’rast theks të veqantë ju dha informimit të publikut rreth çështjeve që kane të bëjnë me procesin integrues, bashkëpunimit me media dhe profesionistë me qëllim të përgaditjes së legjislacionit si dhe reformave që duhen marrë në fusha të ndryshme.

 
Në anën tjetër Ministrja Ahmetaj, vlerësoi si tejet të rëndësishme rolin e shoqërisë civile dhe kërkoi nga ta që të jenë partnerë në çdo proces. Me këtë rast, Ministrja Ahmetaj u zotua që si ministre e integrimit evropian do të promovoj rolin dhe pjesëmarrjen e shoqërisë civile dhe publikut në vendimmarrje.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO