Hoxha propozon marrëveshje me Shqipërinë dhe Malin e Zi në fushën e integrimit evropian

Prishtinë, 15 Nëntor 2017 - Të propozuara nga Ministrja e Integrimit Evropian, në mbledhjen e Qeverisë, sot janë miratuar dy  nisma për lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Malit  të Zi.


Si të tilla marrëveshjet bazohen në aspiratat  dhe zotimet  e Republikës së Kosovës që të zhvillojë partneritet Evropian që do kontribuojë në integrimin e Republikës së Kosovës dhe do të afirmojë vlerat evropiane në bashkëpunim bilateral dhe rajonal, duke stabilizuar edhe më tej zonën e Evropës Juglindore.


Gjithashtu, theksoi Ministrja Hoxha, përmes këtyre  Marrëveshjeve, Kosova e përmbush edhe një obligim që derivon nga MSA-ja, sa i përket çështjes së bashkëpunimit me vendet tjera që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, respektivisht neni 17 i MSA-së, Kosovë-BE.


Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës, theksoi Ministrja Hoxha, do të vazhdojë negocimet me shtetet respektive me qëllim që të arrihet harmonizim i obligimeve të ndërsjella që do parashihen në Marrëveshje.

 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO