Ftesë për bashkëpunim

Cfarë është përvoja juajme vizat e zonës Schengen? Na tregoni nëpërmjet video-selfie.

Me rastin e shënimit të “Ditës së BE-së”, më 9 maj 2019, Ministria e Integrimit Evropian (MIE), me kënaqësi i fton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, si studentë, artistë, sportistë, njerëz të biznesit, etj, të bëjnë një video-selfie duke treguar përvojat e tyre personale me rastin e lëvizjes së lirë në shtetet e BE-së me anë të vizave, apo edhe mundësitë e humbura për zhvillim personal, shoqëror dhe ekonomik, në mungesë të tyre.

Video formati te jetë horizontal, me kualitet sa më të lartë, sipas mundësisë të jetë mirë i ndriçuar, zëri të dëgjohet mirë, pa fyerje, gjuhë te urrejtjes apo fjale banale. Video selfie të zgjasë jo më shumë se 30 sekonda. Ne video mund te marrin pjesë më shumë se një person. Me dërgimin e videos ju i jepni drejtën autoriale MIE-së për të publikuar këtë video, audio ose fotografi te mundshme. Të gjitha videot që nuk i plotësojnë këto kushte mund të refuzohen komplet apo parcialisht. Nga videot që ju na i dërgoni do të zgjedhën katër (4) më interesantet, ndërsa të përzgjedhurit do të shpërblehen me nga një shpërblim modest.

Afati i fundit për dorëzimin e video-selfieve është më 18 Prill 2019, deri në ora 12:00.

Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni:
Zyra për Komunikim dhe Informim – Ministria e Integrimit Evropian
Tel: 038 200 27 014 ose 038 200 27 043:
e-mail: mei@rks-gov.net
 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO