Fjalimi i Ministres Ahmetaj për Takimin e Komisionit Parlamentar për MSA

I nderuari z. Picula,
I nderuari z. Haliti,
I nderuari Kryeministër Mustafa,
E nderuara znj. Apostolova,
Të nderuar anëtarë të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit,
Të pranishëm të tjerë,
Zonja dhe zotërinj,

Kam kënaqësinë tju drejtohem sot me rastin e takimit të radhes të Komisionit Parlamentar për MSA.

Roli i Komisionit Parlamentar është esencial në monitorimin e zbatimit të MSA-së dhe ecurisë së përgjithshme të procesit të integrimit Evropian, prandaj më lejoni tju njoftoj për zhvillimet e fundit në kuadër të procesit të integrimit Evropian, dhe në veçanti të procesit të Stabilizim Asociimit.
Në kuadër të procesit të liberliazimit të vizave, është arritur progresi i konsiderueshëm në kuadër të zbvatimit të kriterit për luftimin e korrupsionit. Ekipi i udhëhequr nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale deri më sot ka shënjuar 34 raste dhe ka ngritur 26 aktakuza, nga të cilat: 4 kanë marrë vendime të formës së prerë; 2 të shkallës së parë; ndërsa, raste të tjera janë në stade të ndryshme të procesit gjyqësor.
Me qëllim të fuqizimit të sistemit gjyqësor, Këshilli Gjyqësor i Kosovës është në proces rekrutimit të 61 gjyqtarëve. Jemi në proces të ngritjes së kapaciteteve të Prokurorisë Speciale përmes plotësim-ndryshimit të Ligjit për Prokurorinë e Shtetit për të lejuar ngritjen e numrit të prokurorëve në Prokurorinë Speciale.
Gjithashtu duhet cekur se për dallim nga vitit 2016, buxheti i sistemit drejtësisë është rritur për 9% Ja vlen të përmendet që numri i azilkërkuesve ka rënë për në menyrë drastike nga viti 2015 në vitin 2016. Ndërsa numri i përfituesve nga Fondi i Riintegrimit është rritur për 100%.

Sa i përket zbatimit të MSA-së, pas takimit të Këshillit të Stabilizim Asociimi në nëntor vitit të kaluar, institucionet e Kosoves dhe BE-së kanë zhvilluar 8 takime të nënkomiteteve dhe grupeve të veçanta në fusha të ndryshme të procesit të integrimit Evropian. Deri në fund të këtij viti do të mbahen edhe takimet e Komitetit Stabilizim Asociimi dhe takimi i dytë i Këshillit Stabilizim Asociimi.

Këtë javë, Kuvendi miratoj Programin për Zbatim të MSA-së i cili parasheh zbatimin e rreth 900 masave legjislative dhe implementuese për të cilat është ndarë buxheti i shtetit në vlerë prej 485 milion EURO. Programi ka paraparë masa zbatuese për çdo nen respektiv të MSA-së. Ministria e Integrimit Evropian do të del me raportin e parë të vlerësimit të zbatimit deri në fund të këtij muaji.
Gjatë këtij viti, kemi lansuar fushatën për komunikimin e MSA-së , me ç’rast për pesë javë janë transmetuar 5 videoklipe në televizionet nacionale me informata se çfarë është MSA për qytetarët, studentët, bizneset, gjyqësorin, si dhe janë transmetuar mesazhe në radiostacione, ueb-portale dhe media sociale. Poashtu janë shpërndarë broshura informuese dhe janë ekspozuar 80 stenda afishimi (billboards) nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Një zhvillim tjetër i rëndësishëm në kuadër të zbatimit të MSA-së është edhe lansimi dhe implementimi i prioriteteve kuyçe politike të parapara më Agjenden Evropiane të Reformave apo ERA. Elementet kyçe në kuadër të zbatimit të ERA-s janë:
o Miratimi Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit;
o Miratimi i Ligjit per Paga, Sherbim Civil dhe Administraten Shtetrore;
o Miratimi i legjislacionit për pezullimin dhe/apo largimin e zyrtarëve publik të cilët kanë aktakuzë apo janë të dënuar për veprat e korrupsionit;
o Publikimi dhe auditimi i financave të partive politike dhe plotësim-ndryshimi i Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike;
o Miratimi i Ligjit për Arsimin e Lartë.

Eshte e planifikuar që në gjysmën e parë të vitit 2017 të mbahet takimi i dytë i Nivelit të Lartë të Dialogut për Zbatimin e Prioriteteve Kyçe, me ç’rast do të analizohet progresi i arritur.

Vitin e kaluar është shënuar edhe në arritje e madhe në kuadër të procesit integrues të Kosovës me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes kornizes për pjesëmarrjen e Kosovës në Programet e BE-së. Qeveria tani më ka marr vendim për nisjen e negociatave për anëtarësim në 4 Programet e BE-së: COSME, Evropa për qytetarët, ERASMUS dhe Evropa Kreative. Pjesëmarrja në këto programe do të ofroj studentet, akademinë, bizneset, shoqërinë civile dhe komunitetin artistik dhe krijues edhe më afër Bashkimit Evropian.

Nga këndveshtrimi i asistences së BE-së apo IPA-s, institucionet e Kosovës në bashkëpunim me Komisionin Evropian janë duke siguruar që asistenca e BE-së prej për rreth 80 milion EURO në vit të mbështes reformat kyçe të parapara në kuadër të MSA-së. Në këtë drejtim, kemi finalizuar negociimin e IPA 2016 në vlerë prej 70.5 milion EURO, ku 45.5 milion EURO do të mbështesin reformat në rritjen e konkurrueshmerisë dhe përkrahja për bizneset, arsimi dhe punësimi, si dhe të drejtat e njeriut. Ndërsa jemi ende në negociata për përkrahjen e drejtpërdrejt buxehtore në vlerë prej 25 milion EURO në reformen e administrates publike.  

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO