Fjalimi i Ministres Ahmetaj në Kuvend

Më lejoni të paraqes para jush PKZMSA 2017-2021.

Prishtinë, 18 Prill 2017 - Programi është i hartuar në bashkëpunim të ngushtë me institucionet zbatuese dhe përmbanë masat afatshkurtëra njëvjeçare dhe afatmesme pesë vjeçare dhe që kanë për qëllim përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga MSA.

Përveq reformave kyçe politike dhe ekonomike që kërkon MSA, Programi parasheh masa konkrete në kuadër të 33 kapitujve të acquis së BE-së. Bazuar në strukturën e kritereve të Kopenhages (qeverisja e mirë, respektimi i të drejtave të njeriut dhe ekonomia e lirë e tregut), të gjitha masat janë të ndara në këto tri blloqe dhe në 40 kapituj. Secili kapitull përmban pjesën narrative dhe tabelën e masave afatshkurtëra, e cila përmban masat legjislative dhe zbatuese. Programi gjithashtu përcakton përgjegjësitë e institucioneve për zbatimin e tij si edhe afatet kohore të përmbushjes së këtyre veprimeve.

Programi përbëhet gjithsej nga 930 masa, nga të cilat 260 janë masa ligjore dhe 670 masa zbatuese. Në anën tjetër, programi gjithashtu përmban prioritete afatmesme në secilin kapitull, të cilat i japin një orientim të përgjithshëm të sektorit përkatës në periudhen 2017-2021, me qellim të zbatimit të MSA-së dhe kërkesave të tjera që dalin nga MSA dhe procesi i integrimit evropian. Kostoja totale e zbatimit të MSA-së është rreth 484 milion Euro prej të cilave 398 milion nga buxheti i Kosovës dhe 86 milion nga donatorët.

Programi është votuar në Komisionin për Integrim Evropian dhe në Komisionin për MSA dhe kërkoj nga ju që poashtu në këtë seancë t’a votoni përfundimisht.

Ju falëmnderit

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO