Dhurata Hoxha: jemi maksimalisht të përkushtuar për të avancuar me agjendën Evropiane

Prishtinë, 12 shtator 2017 - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, u takua sot me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian njëherësh përfaqësuese e posaçme e BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova.

Ministrja Hoxha shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të zhvilluar bashkëpunimin me Zyrën e BE-së rreth avancimit të agjendës evropiane për Kosovën.

Ministrja Hoxha me këtë rast njoftoi znj. Apostolova si përfaqësuese e institucioneve të BE-së për vizionin e saj dhe të Qeverisë së Kosovës për të udhëhequr me procesin e integrimit Evropian, respektivisht procesin e zbatimit të MSA-së. Meqë kjo është agjendë e reformave, nga tani e tutje pritet që ky proces të dinamizohet dhe rezultatet e saja të jenë më konkrete dhe të dukshme për qytetarët e Kosovës.

Ministrja Hoxha poashtu, potencoi domosdoshmërinë për të përfunduar kriteret e mbetura teknike për të ecur tutje me procesin e liberalizimit të vizave, dhe që ky proces sa më parë të përmbyllet.Ndërsa nga ana e saj, znj. Apostolova potencoi se BE-ja vazhdon të jetë e gatshme ta ndihmoj Kosovën në këtë proces.

Ministrja Hoxha dhe Ambasadorja Apostolova njëkohësisht ju bëjnë ftesë qytetarëve të Kosovës që të mos bien pre e dezinformatave për të migruar në mënyrë të parregullt sepse është plotësisht e konfirmuar se nuk ka azil në BE për qytetarët nga Kosova, pasiqë Kosova është vend i sigurt i origjinës dhe qytetarëve të saj nuk u njihet e drejta e azilit në shtetet anëtare të BE-së.

Ndërsa, në rast të ndonjë kalimi eventual, organet e sigurisë të cilitdo nga kufinjët e zonës Schengen do të marrin masa ligjore për kalim të parregullt të kufirit. Ndërsa, përpos shpenzimeve materiale atyre do tu ndalohet edhe hyrja në Schengen për vite të tëra.

Ambasadorja Apostolova uroi Ministren Hoxha për përgjegjësinë e re për të udhëhequr me procesin e integrimit Evropian. Njëkohësisht, nënvizoi rëndësinë e koordinimit me institucionet tjera relevante për të avancuar sa më shumë me agjendën evropiane.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO