Këshillit Organizativ mban takimin e radhës për përgatitjet që po bëhen për shënimin e 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 31 janar 2013

Nën drejtimin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, njëherësh edhe kryetar i Këshillit Organizativ për Shënimin e 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është mbajtur sot takimi i radhës i këtij këshilli.

Në këtë takim në të cilin morën pjesë edhe kryetarët e komunave të Kosovës është diskutuar për angazhimet e deritashme dhe përgatitjeve tjera, që duhet të bëhen lidhur me shënimin e Ditës së  Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Anëtarët e Këshillit Organizativ, të ngarkuar me organizimin e ceremonive të veçanta kanë raportuar lidhur me punën e bërë deri më tani.

Me këtë rast është theksuar se deri në fillim të javës së ardhshme duhet të kryhen të gjitha përgatitjet e përcaktuara dhe të përgatitet programi final. U tha se çdo gjë do të jetë gati që Përvjetori i pestë i Pavarësisë të shënohet në mënyrë madhështore dhe dinjitoze.

Aktivitet kryesore janë parakalimi i njësive të FSK-së në qendrën e Prishtinës, si dhe mbajtja e dy akademive. Më 15 shkurt parashihet mbajta e akademisë që ndërlidhet edhe me 43 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës. Ndërsa, më 16 shkurt planifikohet të mbahet akademia qendrore e shënimit të 5 vjetorit të Pavarësisë, dhe me këtë rast do të ketë edhe një koncert i Filarmonisë së Kosovës.

Është vendim i mëhershëm i Këshillit Organizativ që për shënimin e 5 – vjetorit përveç manifestimeve qendrore, që do të mbahen në Prishtinë, të mbahen edhe një sërë aktivitetesh nëpër të gjitha komunat e  Kosovës.

Me 15 shkurt nëpër të gjitha shkollat në Kosovë, ora e parë do t’i kushtohet 5 – vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Pas homazheve nëpër të gjitha komunat tek varrezat e dëshmorëve të kombit, do të mbahen seancat solemne e kuvendeve komunale, si dhe do organizohen koncerte, ekspozita dhe aktivitete tjera kulturore.  
 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO