Ministrja Hoxha reagon pas anulimit të projektit të deponisë i financuar nga BE-ja

Prishtinë, 6 Qershor 2019 - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka shprehur zhgënjim me rastin e anulimit të projektit për deponinë e materieve të rrezikshme në Harilaq të Fushë Kosovës, duke potencuar se as Ministria e Ambientit nuk ofroi alternativë tjetër.

Ministrja Hoxha ka theksuar se “Vendi ynë aktualisht, nuk ka përkujdesje për mbeturinat e rrezikshme dhe si të tilla paraqesin kërcënim për shëndetin e qytetarëve tanë. Deponia do të ishte pa rrezik dhe në pajtim me standardet e evropiane, ashtu siç funksionon në BE”.

Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha:

“Sot, Bashkimi Evropian (BE) ka anuluar projektin për ndërtimin e deponisë për mbeturinat e rrezikshme në Kosovë.

Përkundër takimeve, kërkesave të shumta me shkrim dhe insistimit të vazhdueshëm nga ana jonë, si pasojë e mungesës së vullnetit nga autoritetet lokale të Fushë Kosovës si autoritete kompetente për këtë çështje — projekti nuk u realizua dhe vendi ynë humbi 12 milion euro.

Për projektin \";Hartimi i planit për deponinë për mbeturinat e rrezikshme\";, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor identifikoi lokacionin në Harilaq, por u refuzua nga Kuvendi i Komunës së Fushë Kosovës, gjë që shpiu në anulimin e projektit. Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, nuk ofroi lokacion tjetër.

Është tejet zhgënjyes mos përkushtimi i autoriteteve lokale të Fushë Kosovës për realizimin e këtij projekti, duke mos përmbushur përgjegjësinë ndaj qytetarëve tanë për të garantuar ambient të sigurt.

Vendi ynë aktualisht, nuk ka përkujdesje për mbeturinat e rrezikshme dhe si të tilla paraqesin kërcënim për shëndetin e qytetarëve tanë. Deponia do të ishte pa rrezik dhe në pajtim me standardet e evropiane, ashtu siç funksionon në BE.”

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO