Ministrja Hoxha raportoi para Komisionit për Politikë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike

Prishtinë, 10 Korrik 2019 - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka raportuar për procesin e liberalizimit të vizave para Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.

Ministrja Hoxha ka përshkruar kronologjinë e këtij procesi, nga Korriku i vitit 2018 kur Komisioni Evropian (KE) dha rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave, pastaj nga gushti 2018, Komiteti i Parlamentit Evropian (PE) për Liri Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme votoi ne favor të rekomandimit të KE- së për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.

“Edhe pse çështja e liberalizimit të vizave është çështje e ndarë prej Raportit të Vendit, në raport të këtij viti, KE vuri në pah se Parlamenti Evropian mbështeti propozimin e Komisionit për liberalizimin e vizave dhe që Propozimi tani është në pritje në Këshill, dhe si i tillë duhet të trajtohet si çështje urgjente“, potencoi Ministrja Hoxha dhe ceku Konkluzionet e Këshillit të BE-së, por nuk u dha ndonjë afat konkret se kur pritet ky vendim.

Pra, vuri në pah Ministrja Hoxha, përkundër rekomandimeve pozitive dhe përmbushjes së kritereve nga ana jonë, ne ende jemi në pritje të një vendimi nga Këshilli. Më pastaj, Ministrja ceku edhe shkaqet e zvarritjes së këtij procesi si konteksti politik brenda BE-së, sidomos periudha rreth zgjedhjeve te Parlamentit Evropian, të mbajtura nga 23-26 maj 2019.

Ne duhet të presim vendimin e Këshillit të BE-së, por kjo nuk do të thotë që ne duhet të qëndrojmë duarkryq. Ministria që unë drejtoj, ceku z. Hoxha, do vazhdojë të koordinojë proceset kyçe për implementimin e reformave të nevojshme dhe veprimet tjera që i takojnë këtij procesi.

Ndër kriteret kyçe për liberalizim të vizave është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, është e rëndësishme që ne të fuqizojmë përpjekjet tona në këtë drejtim, ceku Ministrja duke shtuar se është e rëndësishme që në fushën e sundimit të ligjit, ne, të shënojmë progres të shtuar.

Këshilli i BE-së tani është nën udhëheqjen e Finlandës, vend përkrahës i synimeve tona për integrim në BE, dhe shpresoj që do të kemi hapa pozitiv në këtë drejtim tha në fund të fjalës së saj, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.

Anëtarët e Komisionit i parashtruan pyetje të ndryshme rreth procesit integrues dhe liberalizimit të vizave për Ministren Hoxha, duke vlerësuar se do të ofrojnë gjithë përkrahjen për këtë proces.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO