Ministrja Hoxha: Projekti i Binjakëzimit kontribues për fuqizimin e kapaciteteve njerëzore

Prishtinë, 11 Qershor 2019 - Në Konferencën Përmbyllëse të Projektit të Binjakëzimit, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, vlerësoi lart Projektin i cili për gjatë dy viteve të asistencës ka dhënë kontribut të çmuar në forcimin e kapaciteteve të administratës publike në adresimin e kërkesave që dalin nga procesi i Stabilizim Asociimit për Kosovën.

Në këtë konferencë morën pjesë edhe ministri Mahir Yagcilar, ambasadori gjerman Christian Heldt, menaxhmenti i Projektit të binjakëzimit dhe përfaqësues të lartë të shtetit.

Projekt i BE-së është në përputhje të plotë me projeksionet qeveritare për reformimin e administratës publike, ceku Ministrja Hoxha, duke vënë theks në ngritjen e kapaciteteve institucionale në përafrimin e legjislacionit vendor me atë të BE-së.

“Falë kësaj përkrahje, ne do të kemi Plane veprimi dhe pasqyrë të qartë sa i përket përafrimit tonë me Acquis të BE-së që do të vazhdojnë të jenë të dobishme për 8 fushat përkatëse edhe pas përfundimit të projektit”, ceku Ministrja dhe falënderoi BE-në dhe shtetet mike, Gjermaninë, Poloninë dhe Kroacinë për kontributin e tyre.

Projekti i Binjakëzimit ka zgjatur 25 muaj dhe Ministrja e vlerësoi shumë për ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore për procesin e gjatë dhe kompleks të reformave për integrim.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO