Ministri Reka priti Shefin e Zyrës së Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në Kosovë

Prishtinë, 12 Mars 2020 –  Ministri i Integrimit Evropian, Z. Blerim Reka priti sot në takim Shefin e Zyrës në Kosovë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Z.  Neil Taylor, me të cilin diskutoi për ndihmën dhe mbështetjen e kësaj banke në projektet energjetike, infrastrukturore dhe ekologjike.

Siç u përmend nga Shefi i Zyrës së BERZH në Kosovë, BERZH vazhdon edhe më tutje në implementimin e projekteve të cilat nga viti 2012 e deri në muajt e ardhshëm të këtij viti do të arrijnë shumën e përgjithshme të afër gjysëm miliard euro të investimeve nga kjo bankë. I njëjti, theksoi se fushat prioritare që BERZH vazhdon të mbështesë dhe të ketë në fokus të mbështetjes financiare do të jenë ato në energjinë alternative të erës, në sektorin energjetik si tërësi, në sektorin e infrastrukturës, si dhe në sektorin privat.

Me këtë rast, u theksua se BERZH është e interesuar që të balancohen investimet në mes të sektorit të energjisë dhe asaj të ekologjisë, për një ambient më të pastër në Kosovë, në funksion të kontributit praktik të Kosovës në plotësimin e objektivave të Agjendës së Gjelbër Evropiane në vend. Njëherësh BERZH ofroi mbështetjen për finalizimin e ndërtimit të pjesës së autostradës së Kosovës me korridorin 10 pan-Evropian Merdarë-Nish, për të qenë pjesë e koridoreve trans-Evropiane.

Në fund, palët u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin në konkretizimin e aktiviteteve në funksion të zbatimit të këtyre projekteve.
Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO