Ministri Reka priti përfaqësuesen UNDP Maria Suokko

Prishtinë, 10 Mars 2020 - Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, priti znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, me të cilën diskutoi për projektet e përbashkëta të realizuara gjerë tani dhe mundësitë e zgjerimit të këtij bashkpunimi.

Ministri Reka vlerësoi lart bashkëpunimin e gjertanishëm ndërmjet dy institucioneve dhe ofroi gatishmërinë e bashkëpunimit për një qasje më strategjike dhe afatgjate, si në forcimin e kapaciteteve institucionale për të ngritur performancën në procesin e integrimit evropian, ashtu edhe per arritjen e zhvillimit te qendrueshem.

Ministri Reka vuri në pah rolin kyç që UNDP ka pasur dhe vazhdon të ketë në ndërtimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës dhe ftoi Znj. Suokko që këtë bashkëpunim ta vazhdoj me Kosovën në aspektin e sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë, përgjegjshmërisë dhe transparencës dhe posaçërisht në ngritjen e kapaciteteve për projektet me interes të përbashkët siç janë: Agjenda e Gjelbër, Energjia Ri-gjeneruese dhe Financimi Inovativ.

Nga ana e saj, znj. Suokko theksoi se tani është një moment vendimtar për koordinim të prioriteteve me institucionet vendase për të pasur një strategji afatgjate, të përbashkët, në mënyrë që edhe përkrahja dhe bashkëpunim të jetë i fokusuar dhe me ndikim në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi MIE dhe UNDP do të përqendrohen në aspektin strategjik dhe afatgjatë, duke perfshire edhe ekspertizë për zhvillimin e metjem të kapaciteteve institucionale të Kosovës.
Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO