Kryeziu: Qeveria Kurti e sheh barazinë gjinore si proces me rëndësi për integrim në BE

Prishtinë, 10 Mars 2020 – Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Taulant Kryeziu ishte pjesë e panelit për të diskutuar për zbatimin e MSA-së dhe aspektin e barazisë gjinore në këtë proces.

Ky aktivitetet, i organizuar nga Instituti KIPRED, në kuadër të projektit: “Ngritja e llogaridhënies dhe kapaciteteve të institucioneve të Kosovës lidhur me zbatimin e aspektit gjinor të MSA-së”, me ç’rast u prezantua Raporti i titulluar “Mësimet e fituara dhe planifikimi për të ardhmen: Analiza gjinore e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2019-2023”. Me këtë rast Zëvendësministri Kryeziu bëri një përmbledhje të nivelit te zbatimit te MSA-se gjatë këtyre katër viteve, që nga hyrja në fuqi e saj, poashtu agjendës evropiane të reformave. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë që ka aspekti gjinor në këtë proces dhe disa nga cështjet që duhet trajtuar me prioritet gjatë këtij viti.

Ai më tej nënvizoi se për Qeverinë Kurti, aspekti gjinor në përgjithësi është prioritet që eshte reflektuar si në Programin e Qeverisë, të miratuar javën e kaluar, ashtu edhe në fushat prioritare të MSA-së si marrëveshje e detyrueshme për integrim në BE.

Zëvendësministri Kryeziu gjithashtu theksoi se Ministria e Integrimit Evropian dhe Qeveria në tërësi janë të gatshëm për të përmirësuar integrimin gjinor në tërë kornizën e politikave për integrim evropian, në bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile.

Përvec Zëvendësministrit Kryeziu, në panel mori pjesë edhe Reyes Charle-Cuellar, Këshilltare Gjinore në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe Taulant Hoxha, Drejtor Ekzekutiv i Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO