Blerim Reka pranon detyrën e Ministrit të Integrimit Evropian

Prishtinë, 6 Shkurt 2020 – Në kuadër të ceremonisë së pranim dorëzimit të përgjegjësive të Ministrisë së Integrimit Evropian, ish - Ministrja Dhurata Hoxha, dorëzoi zyrtarisht detyrën tek Ministri i porsaemëruar, Zotëri Blerim Reka.

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka falënderoi Znj. Hoxha për punën dhe përkushtimin e gjertanishëm.

Me këtë rast, Ministri Reka tha se me emërimin e ti si Ministër i Integrimit Evropian të Republikës së Kosovës është nderë dhe përgjegjësi, dhe do të përkushtohet maksimalisht në përmbushjen e agjendës evropiane dhe përshpejtimit të gjithë procesit te integrimit Evropian.

Ministri Reka po ashtu potencoi se gjatë mandatit të tijë do të ofroj transparencë të plotë dhe ligjshmëri. SI dhe koordinim dhe komunikim maksimal me qytetarët, palët e interesuara, shoqërinë civile dhe mediat.

Në biografinë e tijë, Ministri Reka ndër të tjera, ka përvojën si Diplomat dhe Profesor.

Gjatë periudhës 2006-2010 ka qenë Ambasador i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian, në Bruksel. Ndërsa ka ligjëruar në shumë universitet me renome ndërkombëtare në rajon, Evropë dhe Amerikë. Ministri Reka është profesor i së drejtës ndërkombëtare publike dhe i së drejtës së BE-së.

Për më shumë informata gjeni linkun e biografisë së shkurtër të Ministrit Reka: http://www.mei-ks.net/sq/ministri

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO