Ministrja Hoxha në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, Zbatimi i rekomandimeve është detyrë jona e shtëpisë

Prishtinë, 31 Maj 2019 - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në takim me Komisionin Parlamentar për Integrim Evropian, të udhëhequr nga kryetarja e komisionit, Blerta Deliu-Kodra, e njoftoi Komisionin për Raportin e vendit të publikuar nga Komisioni Evropian.

Ministrja Hoxha potencoi se Raporti vlerëson të arriturat, cek ngecjet si dhe numëron rekomandimet, dhe shtoi se të hënën, në nivel të Këshillit Ministror për Integrime Evropiane, do të mbajmë takim ku do t’i shpalosim dhe adresojmë të gjitha të gjeturat, ngecjet dhe mospërmbushjet e detyrimeve tona. Në këtë takim pritet të dalim me një plan lidhur me përmbushjen e të gjitha rekomandimeve me të gjithë akterët, ne mënyrë që vitin e ardhshëm të pranojmë një raport më të mirë se të këtij viti, theksoi ajo.

Ajo shtoi, qe konteksti politik i Kosovës në përgjithësi është cilësuar si sfidues gjatë periudhës raportuese. Taksa ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës, Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë janë aspekte me rekomandime. Po ashtu, ve ne dukje se Kosova duhet të përmirësojë kapacitetet e saj administrative dhe koordinimin, në të gjithë sektorët, për të siguruar zbatimin efektiv të legjislacionit të BE-së.

Pastaj, Ministrja ceku vlerësimet pozitive sa i përket Kritereve Politike, ekonomike, në fushën e demokracisë, përparimet e gjyqësorit në përgjithësi, progresi i arritur në miratimin e legjislacionit, rritja e stafit ne sistemin e drejtësisë, rritja e buxhetit si dhe rritja e llogaridhënies. Po ashtu, ceku Ministrja, ka përmirësime sa i përket Ombudspersonit, luftën kundër terrorizmit, në përgjithësi.

Sa i përket, kritereve ekonomike, Ministrja shtoi se në përgjithësi, ka progres në zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale, ambienti i biznesit është përmirësuar, përparime në lidhje me kapacitetin për t'u përballur me presionin konkurrues dhe forcat e tregut në BE, taksave dhe doganave lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, si dhe në shërbimet financiare, prokurimet publike dhe konkurrencën.

Po ashtu, Raporti cek se Progres i mirë u bë në fushat e statistikave dhe kontrollit financiar. Standardet Evropiane, është kapitull ku është vlerësuar se Kosova ka një nivel të përgatitjes në lidhje me harmonizimin me standardet evropiane, ndërsa për ERA, ka vlerësuar se Qeveria demonstroi angazhim për zbatimin e disa prioriteteve kryesore të ERA-së, sidomos për reformat legjislative në fushat e sundimit të ligjit dhe të administratës publike.

Disa nga ngecjet, mos përmbushjet, dhe rekomandimet, Ministrja Hoxha ceku se janë: Korrupsioni dhe krimi i organizuar, konfiskimi tepër i ultë i pasurisë së fituar në mënyrë joligjore, dënimet e ulëta, zvarritja e lëndëve, dhe kryesisht ndikimi politik në drejtësi. Paaftësia e gjyqësorit për t’i trajtuar me prioritet rastet e shënjestruara. Pastaj në fushën e Reformën e Administratës Publike, është sfidë që Qeveria është shumë e madhe, numri i madh i zëvendësministrave, mosracionalizimi i agjencive të pavarura, emërtimet jo-meritore në pozita të larta në administratën publike, kapacitetet e kufizuara në administratë, mos funksionimin i rregullt i Kuvendit duke rezultuar me vonesa në veprimtarinë legjislative. Raporti cek eficiencën e pamjaftueshme të Kuvendit në kalimin e ligjeve dhe kontrollit parlamentar ndaj ekzekutivit duke përmendur këtu numrin e vogël të ligjeve të miratuara.

Vërejtje e evidentuar është shkelja e MSA-së për stimulimin e produkteve të duhanit dhe mosgatishmëri për joshjen e investitorëve të huaj dhe se ambienti i biznesit rrezikohet nga ekonomia joformale.
Ministrja potencoi disa nga rekomandimet e Raportit si për Zgjedhjet: të fuqizohet korniza zgjedhore, harmonizimin e projektligji për financimin e partive politike dhe fushatave me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Rekomandim tjetër është miratimi i gjithë legjislacionin dytësor dhe të fillohet me zbatimin e ligjeve për zyrtarët publikë, pagat dhe organizimin dhe funksionimin e administratës publike, të bëhet rritja e llogaridhënies në sektorin publik duke zbatuar planin e veprimit për racionalizimin e agjencive dhe krijimin e një kuadri të qartë për përgjegjshmërinë menaxheriale dhe delegimin e përgjegjësive në institucionet publike si dhe të sigurohet respektimi i plotë për rekrutimin dhe largimin e meritave nga zyrtarët publikë, sidomos nga Menaxhmenti i lartë.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Blerta Deliu Kodra si dhe deputetët e falënderuan Ministren Hoxha duke dhënë vlerësimet dhe opinionet e tyre rreth raportit, vlerësimet e punës së ekzekutivit si dhe ofruan përkrahje të plotë për Ministren dhe procesin integrues.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO