Kosova dhe BE

•    Dhjetor 2015 – Qeveria e Republikës së Kosovës miraton Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së.

•    Nëntor 2015 – Kuvendi i Republikës së Kosovës ratifikon Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit;

•    Tetor 2015 – Qeveria e Republikës së Kosovës miraton Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit;

•    Tetor 2015 – Republika e Kosovës dhe Bashkimi Evropian nënshkruajnë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, në Strasburg;

•    Korrik 2014 – Miratohet MSA në parim nga Kryenegociatorët, me inicializimin e saj, në Bruksel;

•    Maj 2014 – Mbahet takimi përfundimtar i Kryenegociatorëve për MSA, në Prishtinë;

•    Mars 2014 – Zhvillohet raundi i pestë i negociatave për MSA (me fokus në kapitullin II, mbi dialogun politik) dhe përmbyllen ato;

•    Shkurt 2014 – Zhvillohet raundi i katërt i negociatave për MSA;

•    Dhjetor 2013 – Zhvillohet raundi i tretë i negociatave për MSA;

•    Nëntor 2013 – Mbahet raundi i dytë i negociatave për MSA, me ç’rast përmbyllen negociatat për kapitujt IV, V dhe VI, dhe hapen negociatat për kapitujt I, III, VII, VIII , IX dhe X;

•    Tetor 2013 – Fillojnë negociatat mes Kosovës dhe BE-së për MSA. Në raundin e parë negociohet për kapitujt IV, V dhe VI;

•    Qershor 2013 - Kosova anëtarësohet në Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës;

•    Qershor 2013 - Kosova nënshkruan marrëveshjen kornizë me Bankën Evropiane për Investime.

•    Prill 2013 – KE publikon raportin monitorues për zbatimin e kritereve afatshkurta të Studimit të Fizibilitetit për MSA, duke konfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret afatshkurta për nisjen e negociatave për MSA;

•    Shkurt 2013 - KE publikon raportin e parë vlerësues mbi zbatimin  e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave;

•    Dhjetor 2012 – Këshilli i BE-së miraton propozimin e Komisionit për fillimin e negociatave për MSA me Kosovën;

•    Shtator 2012 – Kosova i dorëzon KE-së raportin e parë të gatishmërisë mbi përmbushjen e kritereve të Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave;

•    Qershor 2012 – KE i dorëzon Kosovës Udhërrëfyesin për Liberalizimin e Vizave;

•    Qershor 2012 – Qeverisa e Kosovës i dorëzon KE-së raportin për Studimin e Fizibilitetit për MSA;
Maj 2012 - KE dhe Kosova fillojnë Dialogun e Strukturuar mbi Sundimin e Ligjit;

•    Maj 2012 – Pas pranimit të pyetësorit për Studimin e Fizibilitetit për MSA, Qeveria e Kosovës fillon përgatitjen e raportit për Studimin e Fizibilitetit;

•    Tetor 2011 – Komisioni Evropian, përmes Raportit të Progresit, rekomandon inicimin e Studimit të Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) me Kosovën;

•    Shtator 2011    Ministrja Çitaku dhe Ministrja Shqiptare e Integrimit Evropian, znj. Majlinda Bregu, nënshkruajnë në Prizren projektin e përbashkët Kosovë – Shqipëri për Bashkëpunim Ndërkufitar (BNK) në kuadër të komponentit të dytë të Instrumentit për Asistencës së Para-anëtarësimit (IPA).

•    Shtator 2011    Ministrja Çitaku viziton Londrën për të diskutuar perspektivën Europiane dhe procesi ne cilin po kalon Kosova drejt integrimit Europian.

•    Takimet janë realizuar me zyrtarë të lartë shtetëror të Britanisë së  Madhe, z. David Lidington, Ministër për Evropë, z. Andrew Mitchell, Drejtor për Lojra Olimpike dhe Para – Olimpike, z. Simon Manley, Drejtor për Evropë, z. Steven O'Brian, Sekretar Permanent në Departamentin për Zhvillim Ndërkombëtar.z. Daniel Fearn, z. Ian Cliff dhe z. David Riley, si dhe takime tjera me zyrtarë të lartë shtetërorë në Mbretërinë e Bashkuar.

•    Ndërsa në Chatham House, të Londrës u mbajt tryeza e rrumbullakët me temën - “Perspektiva Europiane e Kosovës”. Për marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Europian dhe vendin e Kosovës në Europë foli Ministrja Çitaku. 

•    Shtator 2011    Ministrja Çitaku i dorëzon Z. Khaldoun Sinno, u.d. Shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Kontributin (Inputin) e dytë me radhë të autoriteteve të Republikës së Kosovës për Raportin e Progresit 2011 për Kosovën, ku përmblidhen arritjet më të rëndësishme në adresimin e sfidave të Raportit të kaluar të Progresit.

•    Gusht 2011    Ministria e Integrimit Evropian dhe Zyra Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë lansojnë ciklin e programimit të pjesës nacionale të Instrumentit për Asistencë të Para-anëtarësimit (IPA) 2012.

•    Korrik 2011    Nënshkruhet në Shkup projekti i përbashkët Kosovë – Maqedoni për Bashkëpunim Ndërkufitar (BNK) në kuadër të komponentit të dytë të Instrumentit për Asistencës së Para-anëtarësimit (IPA).

•    Korrik 2011    Mbahet në Prishtinë takimi i dytë me radhë i Komitetit të Përbashkët për Monitorim të asistencës së BE- së për Kosovën.

•    Korrik 2011    Mbahet në Prishtinë Takimi i dytë me radhë Plenar i Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit në mes të autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian, ku diskutohen të arriturat që nga publikimi i Raportit të Progresit 2010 për Kosovën dhe caktohen prioritetet e Agjendës Evropiane për periudhën në vijim.

•    Qershor 2011    Qeveria e Republikës së Kosovës miraton Rregulloren nr. 04/2011 për Koordinimin e Donatorëve, e cila përcakton strukturat institucionale vendore në këtë fushë dhe përgjegjësitë e tyre.

•    Qershor 2011     Mbahet në Prishtinë takimi i dytë me radhë i Nën-Komitetit për Ekonomi, Financa dhe Statistika në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim - Asociimit.

•    Maj 2011    Mbahet në Bruksel takimi i dytë me radhë i Nën-Komitetit për Tregti, Industri, Dogana dhe Tatime në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit.

•    Maj 2011    Mbahet në Prishtinë takimi i dytë me radhë i Nën-Komitetit për  Inovacion, Kapital Njerëzor, Politika Sociale dhe Shoqërinë Informative në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit.

•    Maj 2011    Ministrja Çitaku i dorëzon Z. Khaldoun Sinno, u.d. Shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Kontributin (Inputin) e parë të autoriteteve të Republikës së Kosovës për Raportin e Progresit 2011 për Kosovën, ku përmblidhen arritjet më të rëndësishme në adresimin e sfidave të Raportit të kaluar të Progresit.

•    Prill 2011    Mbahet në Bruksel takimi i dytë me radhë i Nën-Komitetit për Tregun e Brendshëm, Konkurrencën, Mbrojtjen e Shëndetit dhe të Konsumatorit në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit.

•    Mars 2011    Qeveria e Republikës së Kosovës miraton Rregulloren nr. 01/2011 për Departamentet për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave në Kuadër të Ministrive.

•    Mars 2011     Mbahet në Prishtinë takimi i dytë me radhë për Transport, Mjedis, Energji dhe Zhvillim Rajonal në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim - Asociimit.

•    Mars 2011     Mbahet në Prishtinë takimi i dytë me radhë për Bujqësi, Zhvillim Rural, Peshkatari, Pylltari dhe Sigurinë e Ushqimit në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim - Asociimit.

•    Mars 2011    Kryeministri Thaçi dhe Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, z. Renzo Daviddi, nënshkruajnë në Prishtinë Programin Vjetor 2010 të Instrumentit për Asistencë të Para-anëtarësimit (IPA), paketa financiare e të cilit kap vlerën prej gjithsej €63,9 milionë.

•    Shkurt 2011       Mbahet në Prishtinë takimi i dytë me radhë i Nën-Komitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit.

•    Shkurt 2011    Zëvendës-Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Komisionit Evropian, z, Stefano Sannino viziton Prishtinën. Z. Sannino  u takua me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, lider politikë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues ndërkombëtarë të përfshirë në procesin e Kosovës drejt integrimit në BE. Ai inkurajoi udhëheqësit politikë dhe Qeveritarë për të përkrahur agjendën Europiane dhe reformat si një prioritet i lartë afatshkurtër, i mesëm dhe afatgjatë, për të ardhmen e vendit.

•    Tetor  2010    Lansohet në përdorim Platforma për Menaxhimin e Ndihmës së Jashtme (Aid Management Platform AMP) Platforma për Menaxhimin e Ndihmës së Jashtme (– AMP) është sistem online për menaxhimin e ndihmës së jashtme, gjegjësisht, projekteve, programeve si dhe modaliteteve tjera të asistencës së ofruar nga donatorët.

•    Shtator 2010    Ministria e Integrimit Evropian dhe Zyra Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë lansojnë ciklin e programimit të pjesës nacionale të Instrumentit për Asistencë të Para-anëtarësimit (IPA) 2010.

•    Gusht 2010    Vizita e Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë  z. Guido Westerwelle viziton Prishtinën për t’u takuar me Zyrtarët më të lart shtetërorë të Republikës së Kosovës, si dhe me përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë.

•    Korrik 2010    Mbahet Takimi i parë Plenar për DPSA.

•    Korrik 2010    Kosova rishikon dhe prioritizon tutje Planin e vet të Veprimit për Partneritet Europian.

•    Korrik 2010    Delegacioni i Komisionit Europian kryen misionin identifikues për Marrëveshje Tregtare.

•    Korrik 2010    Parlamenti Europian miraton rezolutën që thërret të gjitha vendet anëtare të BE-së të njohin pavarësinë e Kosovës.

•    Qershor 2010    Miratohet për herë të Pestë Plani i Veprimit për Partneritet Europian.

•    Qershor 2010    Takimi i Nivelit të Lartë në mes të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë

•    Maj 2010     Mbahet në Prishtinë Konferenca “Kosova – progresi në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian”, me pjesëmarrje të shoqërisë civile, mediave, pranisë së BE-së në vend dhe institucioneve qeveritare.

•    Maj 2010    Qeveria e Kosovës i dorëzon përgjigjet Komisionit Europian për Pyetësorin e Komisionit Europian.

•    Prill 2010     Mbahet në Prishtinë takimi i dytë me radhë i Forumit të Nivelit të Lartë në mes të autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe komunitetit të donatorëve, me fokus në progresin e arritur gjatë periudhës raportuese (2009 – 2010) në lëvrimin e fondeve të zotuara në Konferencën e Donatorëve për Kosovën dhe në themelimin e strukturave institucionale të Kosovës për koordinim me donatorë.

•    Prill 2010    Komisioni Europian dërgon pyetësorin për të filluar pregaditjet për Marrëveshjen Tregtare në mes të BE-së dhe Kosovës.

•    Prill 2010    Themelohet Ministria e Integrimit Europian.

•    Mars 2010    Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor në Brdo, Slloveni.

•    Shkurt 2010    Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Cështje me Jashtë, Catherine Ashton viziton zyrtarisht Republikën e Kosovës.

•    Nëntor 2009    Qeveria e Kosovës miraton 10 Prioritetet Strategjike për Integrim Europian.

•    Tetor 2009    Vendoset Dialogu i Procesit të Stabilizim Asociimit.

•    Tetor 2009    Komisioni Europian propozon fillimin e procesit të Liberalizimit të Vizave për Kosovën si dhe negociatat mbi Marrëveshjen Tregtare në mes të Kosovës dhe BE-së.

•    Tetor 2009    Komisioni Europian publikon për herë të pestë Raportin e Progresit.

•    Korrik 2009    Miratohet për herë të katërt Plani i Veprimit për Implementimin e Partneritetit Europian.

•    Korrik 2009    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Javier Solana, viziton zyrtarisht Republikën e Kosovës.

•    Prill 2009    Takimi i dytë ndër-parlamentar në mes të Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Kosovës.

•    Mars 2009    Mblidhet në Prishtinë për herë të parë Forumi i Nivelit të Lartë në mes të autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe komunitetit të donatorëve, ku diskutohet mbi projektet në ecuri e sipër dhe alokimin e zotimeve të Konferencës së Donatorëe të vitit 2008 për Kosovën.

•    Mars 2009    Mbahet takim jo-formal i Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së si me ata të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Kështjellën e Hlubokës, Republikën Çeke.

•    Shkurt 2009    Kuvendi i Republikës së Kosovës Adopton Rezolutën mbi Prioritetet dhe Strategjitë e Kosovës për Integrim në Unionin Europian

•    Nëntor 2008    Komisioni Europian publikon për herë të katërt Raportin e Progresit për Kosovën si dhe Strategjinë e Zgjerimit 2009.

•    Tetor 2008    Komisioneri Europian për Zgjerim, Olli REhn, viziton zyrtarisht Republikën e Kosovës

•    Tetor 2008    Qendra e Kordinimit të Donatorëve si dhe Agjencioni për Integrim Europian bashkohen për të formuar Agjencionin për Kordinimin e Zhvillimit dhe Integrimit Europian

•    Korrik 2008    Qeveria themelon struktura të reja për Integrim Europian

•    Korrik 2008    Miratohet për herë të tretë Plani i Veprimit për Implementimin e Partneritetit Europian.

•    Korrik 2008    Komisioni Europian drejton Konferencën e Donatorëve për Kosovën.

•    Qershor 2008    Këshilli Europian rikujton “gadishmërinë e BE-së për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik dhe politik të Kosovës nëpërmjet një perspektive të qartë Europiane, në linjë me perspektivën Europiane të rajonit”.

•    Qershor 2008    Hyn në fuqi Kushtetuta e Kosovës.

•    Maj 2008    Takimi i parë ndër-parlamentar në mes të Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Kosovës.

•    Prill 2008    Kosova miraton Planin për Integrim Europian 2008-2010.

•    Mars 2008    Mbahet një takim jo-formal i Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së si dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Brdo, Slloveni

•    Mars 2008    Publikohet Komunikata e Komisionit Europian “Ballkani Perëndimor: Zgjerimi i Perspektivës Europiane”

•    Shkurt 2008    Pakti i Stabilitetit për Europën Jug-Lindore pasohet nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal.

•    Shkurt 2008    Këshilli Europian miraton për herë të tretë Partneritetin Europian për Kosovën.

•    Shkurt 2008    Këshilli i BE-së adopton Misionin e BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX). Gjithashtu, themelon Zyrën e Përfaqëzuesit Special të BE-së/Zyrën Ndërkombëtare Civile.

•    Shkurt 2008    Këshilli i BE-së merr parasysh rezolutën e pavarësisë të Kosovës dhe vëren që vendet anëtare të BE-së do të vendosin vetë, në pajtueshmëri me praktikat vendore dhe të drejtën ndërkombëtare, mbi marrëdhëniet e tyre me Kosovën. Gjithashtu, nënvizon bindjen e BE-së që Kosova përbën një rast sui generis.

•    Shkurt 2008    Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën që shpall Kosovën shtet të pavarur.

•    Janar 2008    Kuvendi i Kosovës themelon Komitetin për Integrim Europian.

•    Dhjetor 2007    Këshilli Europian konfirmon gadishmërinë e BE-së për t’i asistuar zhvillimit ekonomik dhe politik të Kosovës nëpërmjet një perspective të qartë Europian në linjë perspektivën Europiane për rajonin.

•    Dhjetor 2007    Nënshkruhen Traktati i Reformës si dhe Traktati mbi Funksionimin e BE-së në Lisbonë.

•    Nëntor  2007    Komisioni Europian publikon raportin e tretë të progresit për Kosovën si dhe Strategjinë e Zgjerimit për vitin 2008.

•    Shkurt 2007    Forumi Politike në mes të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Belgjikë

•    Nëntor  2006    Komisioni Europian publikon për herë të dytë Raportin e Progresit për Kosovën si dhe Strategjinë e Zgjerimit të BE-së dhe Sfidat Kryesore

•    Gusht 2006    Adoptohet Plani i Dytë i Veprimit për Implementimin e Partneritetit Europian

•    Korrik 2006    Këshilli BE-së themelon Instrumentin e Ndihmës për Para-Anëtarësim

•    Qershor 2006    Takimi i katërt ndër-parlamentar jo-formal në mes të Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Kosovës.

•    Maj 2006    Zyra e Integrimit Europian pasohet nga Agjencia për Integrim Europian

•    Mars 2006    Forumi në mes të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Salzburg.

•    Janar 2006    Këshlli Europian adopton Partneritetin Europian për herë të dytë për Kosovën

•    Nëntor  2005    Komisioni Europian publikon për herë të parë Raportin e Progresit për Kosovën si dhe Letrën e Strategjisë së Zgjerimit

•    Qershor 2005    Takimi i tretë ndër-parlamentar jo-formal në mes të Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Kosovës.

•    Prill 2005    Komisioni Europian adopton një Komunikatë për Këshillin Europian dhe Parlamentin Europian mbi “Një të Ardhme Europiane për Kosovën”

•    Shkurt 2005    Organizohen për herë të parë punëtori sektoriale të Mekanizmit Përcjellës të Stabilizim Asociimit në fushën e Energjisë dhe Ekonomisë

•    Janar 2005    Adoptohet për së pari herë Plan i Veprimit për Implementimin e Partneritetit Europian.

•    Shtator 2004    Hapet Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Europian në Kosovë.

•    Gusht 2004    Themelohet Zyra për Integrim Europian, brenda Zyrës së Kryeministrit.

•    Qershor 2004    Këshilli Europian adopton për herë të parë Partneritetin Europian për Kosovën.

•    Mars 2004    Takimi i dytë ndër-parlamentar jo-formal në mes të Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Kosovës.

•    Qershor 2003    Samiti në mes të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Selanik, Greqi

•    Dhjetor 2002    Takimi i parë ndër-parlamentar jo-formal në mes të Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Kosovës

•    Nëntor  2002    Themelohet Mekanizmi Përcjellës i Procesit të Stabilizim Asociimit.

•    Dhjetor 2000    Këshilli Europian adopton Rregulloren 2666/2000 mbi Ndihmën e Komunitetit për Rindërtim, Zhvillim dhe Stabilizim – CARDS

•    Nëntor 2000    Samiti në mes të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Zagreb, Kroaci. Lançohet Procesi i Stabilizim Asociimit (SAP).

•    Shtator 2000    Aprovohen masa tregtare autonome në mes të Kosovës dhe BE-së

•    Korrik 2000    Këshilli Europian Feira në Qershor të vitit 2000 njeh të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor si kandidate për anëtarësim në BE

•    Shkurt 2000    Themelohet Agjencia Europiane për Rindërtim

•    Qershor 1999    BE drejton Shtyllën IV të UNMIK-ut: Rindërtimi dhe Zhvillimi Ekonomik

•    Qershor 1999    Themelohet Pakti i Stabilitetit për Europën Jug-Lindore në Cologne, Gjermani

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO