Korniza Ligjore për Përafrim

Procesi i përafrimit të legjislacionit vendor me atë të BE-së është një proces mjaft sfidues për institucionet e Republikës së Kosovës. Ky proces përbën një nga kriteret për anëtarësim në BE. Hartuesit e legjislacionit me qëllim të draftimit të akteve ligjore në përputhshmëri me kërkesat dhe standardet e acquis të BE-së, gjatë procesit të hartimit të akteve ligjore, duhet të i’u përmbahen kërkesave dhe kritereve normative të cilat rrjedhin nga aktet ligjore në fuqi, e ato janë:

•    Rregullorja Nr. 09/2011 e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës (07.09.2011);
•    Rregullorja Nr. 13/2013 për Shërbimin Ligjor Qeveritar (17.06.2013);
•  Udhëzimi Administrativ nr. 03/2013 për Standardet e Hartimit të Akteve Normative (17.06.2013);
•    Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës (29.04.2010);

Në tërësi, fazat kryesore që përbëjnë procesin e përafrimit ligjor, janë:

FAZA PËRGATITORE: Kjo fazë nënkupton përgatitjen fillestare në përafrimin e legjislacionit vendor me acquis, e cila përfshinë: 


-    Identifikimin e akteve juridike të BE-së që janë në fuqi (burimet primare, sekondare, si dhe burimeve të tjera të legjislacionit të BE-së);
-    Identifikimin e legjislacionit ekzistues vendor që duhet të miratohet ose ndryshohet dhe që korrespondon me fushën përkatëse të legjislacionit të BE-së.

FAZA ANALITIKE: Në këtë fazë bëhet përcaktimi i nivelit të përafrimit që duhet të arrihet, vlerësimi se çka është e nevojshme për arritjen e përafrimit, si dhe afati kohor se kur do të arrihet. Përcaktimi i prioriteteve në fazën analitike bazohet në interesat e Kosovës duke marrë parasysh:

-    Kapacitetin administrativ për përafrim të legjislacionit; dhe
-    Ndikimi në zhvillimin ekonomik që buron nga përafrimi i legjislacionit;

Poashtu, këto prioritete bazohen edhe në marrëveshjet ndërkombëtare apo dokumentet strategjike, të tilla si Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim në mes të Kosovës dhe BE-së dhe Plani i Veprimit për Zbatimin e saj apo plane të tjera shtetërore, përkthimi i akteve të domosdoshme juridike të BE-së në gjuhët zyrtare, si dhe përfshirja e tyre në Planin Kombëtar për Integrim, në përputhje me prioritetet e përcaktuara paraprakisht.

FAZA E TRANSPOZIMIT:
nënkupton fazën e hartimit ligjor. Pra, rrjedhimisht transpozimi duhet të bëhet në të njejtën kohë kur bëhet hartimi i legjislacionit. 


Teknikat më të shpeshta të përafrimit ligjor të cilat përdoren në shtetet anëtare të BE-së dhe shtetet aspiruese për integrim në BE, janë si në vijim:


-    Transpozimi ligjor me riformulim;
-    Transpozimi fjalë-për-fjalë (copy-paste);
-    Transpozimi me referencë;    

ZBATIMI: në këtë fazë duhet të merret parasysh  që të bëhet jo vetëm miratimi i ligjeve të reja, amendamenteve të ligjeve ekzistuese në parlament ose akteve nënligjore në nivel ekzekutiv, por të sigurohet edhe aplikimi i tyre i përshtatshëm në praktikë, si dhe menaxhimi i efektit të tyre në infrastrukturën ekzistuese institucionale.

EKZEKUTIMI: pas miratimit të akteve juridike, nevojiten masat e domosdoshme të autoriteteve kompetente (p.sh., monitorimi, mbikëqyrja, kontrollet inspektive, dënimet, masat gjyqësore) për të siguruar që ligji po respektohet plotësisht dhe në mënyrën e duhur.

Në përgjithësi, implementimi i duhur i të gjitha këtyre fazave te cilat kontribojnë në përafrimin e legjislacionit vendor me atë të BE-së bëhet jo vetëm për të zhvilluar kornizën ligjore të Kosovës në përputhje me kërkesat e saj, por edhe për të siguruar kushte administrative dhe të tjera të nevojshme për zbatimin efektiv të saj.

RREGULLORE NR.13/2013 PËR SHËRBIMIN LIGJOR QEVERITARRREGULLORE E PUNËS SË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËSUDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 03/2013 PËR STANDARDET E HARTIMIT TË AKTEVE NORMATIVEShtojca 1: Shkresa përcjellëse zyrtare e dërguar nga drejtori i departamentit ligjor të ministrisë përkatëse të aprovuar nga Sekretari i Përgjithshëm dhe Ministri për draftin përfundimtar të Projektaktit normativShtojca 2: Ballina dhe titulli për ProjektligjShtojca 3. Ballina dhe titulli për Projekt RregulloreShtojca 4. Ballina dhe titulli i Projekt Udhëzimit AdministrativShtojca 5. Preambula për ProjektligjShtojca 6: Preambula për akt nënligjorShtojca 7: Preambula për akt nënligjor të ministrisëShtojca 8: Hyrja në fuqi e LigjitShtojca 9: Hyrja në fuqi e Rregullores/Udhëzimit AdministrativShtojca 10: Llojet e shkronjaveShtojca 11: Shembulli i strukturës sipas dispozitave, të ndarë në tri pjesëShtojca 12: Shembulli i strukturës së nenitShtojca 13. Modeli i qëllimit kur ka legjislacion të BE-së, i cili është transpozuar gjatë hartimit të aktit normativShtojca 14: Memorandum shpjegues ku përfshihet edhe një tabelë ku listohen komentet e marra nga institucionet tjera (shtojcë e Memorandumit Shpjegues)Shtojca 15: Modeli i Deklaratës së Përputhshmërisë (DeP) me Acquis të BE-së të lëshuar nga Ministria bartëseShtojca 16: Modeli i Tabelave të Përputhshmërisë (TeP) Republika e Kosovës – Bashkimi Evropian të plotësuara nga Ministria bartëseShtojca 17: Modeli i Tabelave të Përputhshmërisë (TeP) Bashkimi Evropian - Republika e Kosovës të plotësuara nga Ministria bartëseShtojca 18: Modeli i Opinionit Ligjor të Përputhshmërinë me Acquis të BE-së (OLP) nga Ministria përkatëse për Integrim EvropianShtojca 19: Formulari për vlerësimin e ndikimit financiar të përgatitur nga propozuesiShtojca 20: Deklarata e Pajtueshmërisë të Projekt aktit normative XX me dispozitat e Rregullores Nr.09/2011 e Punës së Qeverisë së Republikës së KosovësShtojca 21: Shkresë për njoftimin me shkrim të Drejtorit të Zyrës Ligjore për Statusin e Projektligjit
Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO