Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor (WBIF)

Korniza e Investuese e Ballkanit Perëndimor (WBIF) mbështet zhvillimin socio-ekonomik dhe anëtarësimin në BE në të gjitha vendet Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) përmes ofrimit të financave dhe asistencës teknike për investimet strategjike. Është një nismë e përbashkët e BE-së, institucioneve financiare ndërkombëtare (IFN), donatorëve dypalësh dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor.

WBIF ofron financim dhe asistencë teknike për investimet strategjike në sektorët e energjisë, mjedisit, sektorin social, transportin dhe infrastrukturës dixhitale. Ai gjithashtu mbështet iniciativat e zhvillimit të sektorit privat.

Aplikimet vlerësohen nga Grupi i Financuesve të Projekteve të WBIF, i cili rekomandon aplikimet e përzgjedhura për miratim në Komitetin Drejtues. Grantet e miratuara më pas zbatohen nga ekipet e zbatimit të projekteve të ifrastrukturës dhe/ose vetë IFN-të.

WBIF është një platformë e fondeve që financon përgatitjen dhe zbatimin e projekteve prioritare të infrastrukturës përmes granteve nga Instrumenti i për Ndihmën e Para-anëtarësimit (IPA) dhe donatorët dypalësh të kombinuara me kredi nga institucionet financiare pjesëmarrëse dhe me financime kombëtare nga vendet përfituese. Për më shumë informata: https://www.wbif.eu/.

Deri më tani Kosova ka përfituar fonde të kombinuara në kuadër të WBIF (grante dhe kredi) për 46 projekte të ndryshme në sektorët: transport, energji, mjedis, infrastrukturë digjitale, si dhe në sektorin social dhe në atë privat. Këto projekte janë në faza të ndryshme të implementimit, disa kanw pwrfunduar, disa janw nwn implementim e disa tw tjera janw nw pwrgatitje pwr implementim. Shuma totale e investimit e vlerësuar për këto projekte është afërsisht 2,975,176,020 EUR. Kjo shumë përfshinë grantet që jepen në kuadër të kornizës, kreditë nga institucionet financiare ndërkombëtare si dhe bashkëfinancimi nga ana e Kosovës.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO