Koordinimi dhe monitorimi

Strukturat për koordinimin e donatorëve

Strukturat për koordinimin me donatorë paraqesin shtyllën kryesore për koordinimin e ndihmës zhvillimore të ofruar nga partnerët zhvillimor në Kosovë, gjegjësisht, bashkërendimin, programimin dhe harmonizimin e ndihmës së donatorëve me prioritetet kombëtare për zhvillim. Strukturat për koordinimin e donatorëve përbëhen nga këto nivele:


Për më shumë: Rregullorja për Koordinimin e Asistencës së Jashtme në Republikën e Kosovës.

Platforma për Menaxhimin e Ndihmës së Jashtme (AMP)

Platforma për Menaxhimin e Ndihmës së Jashtme (Aid Management Platform) është bazë e të dhënave, e bazuar në ueb, që përmban të dhënat për aktivitetet/projektet e donatorëve në Kosovë, nga 2010 e tutje. Në këtë sistem, të gjithë donatorët kanë hapësirat e tyre punuese dhe raportojnë online për projektet/programet e tyre. Të dhënat janë të kategorizuara sipas: titullit, përshkrimit dhe objektivave të projektit; shumës dhe kohëzgjatjes së projektit; modaliteteve të ndihmës; shpërndarjes sipas listës ndërkombëtare të sektorëve OECD DAC; përfituesit kryesorë; shpërndarja sipas komunave e kështu me radhë.

Për më shumë: https://www.amp-mei.net/portal/

Raportet vjetore mbi aktivitetet e donatoreve

Raportet vjetore për aktivitetet e donatorëve janë raporte përshkruese që prezantojnë shifrat zyrtare për ndihmën zhvillimore që ofrohet në Kosovë, brenda një viti kalendarik. Raportet bazohen në të dhënat e gjeneruara nga AMP, të dhënat këto që regjistrohen nga donatorët dhe verifikohen nga Zyra e Bashkëpunimit për Zhvillim. Në raport prezantohen të dhënat për projektet/programet e donatorëve, zotimet dhe shpenzimet, sipas sektorëve OECD-DAC, donatorëve, komunave, modaliteteve të ndihmës e kështu me radhë.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO