Komiteti Punues për Integrim Europian

Komiteti Punues është organi koordinues shtetëror në nivelin e Sekretarëve të Përgjithshëm të ministrive dhe kryesueseve të organeve shtetërore, të cilët, brenda spektrit të funksioneve dhe të drejtave të veta, sigurojnë bashkëpunimin e ministrive dhe organeve tjera shtetërore në çështjet që lidhen me integrimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Europian.

Funksionet e Komitetit
 

- Të konsiderojë propozimet e ministrive dhe organeve tjera shtetërore për prioritetet e Qeverisë së Kosovës lidhur me integrimin në Bashkimin Europian;

- Të përpunojë propozimet lidhur me politikat uniforme të Qeverisë së Kosovës në fushat që lidhen me integrimin në Bashkimin Europian;

 - Të pajtohet në ndarjen e përgjegjësive në mes të ministrive dhe organeve tjera shtetërore lidhur me përmbushjen e prioriteteve të Qeverisë së Kosovës në fushat e Integrimit Europian, posaçërisht të Planit të Veprimit për Partneritetin Europian dhe të monitorojë rregullisht progresin e zbatimit të dokumentit të lartpërmendur;

- Të diskutojë të gjitha çështjet që lidhen me negociatat me Komisionin Europian për Marrëveshjen e Përkohshme dhe Shtetet Anëtare të BE-së;

- Të konsiderojë të gjitha mosmarrëveshjet në mes të organeve shtetërore që lindin nga zbatimi i Partneritetit Europian dhe Planit të Veprimit për Partneritetin Europian të Qeverisë së Kosovës, si dhe nga dokumente tjera planifikuese në fushën e Integrimit Europian, të aprovuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës;

- Të konsiderojë dhe të pajtohet me propozimet e ministrive përgjegjëse për përpunimin e akteve ligjore të Republikës së Kosovës;

- Të diskutojë çështjet e zhvillimit dhe drejtimit të programeve dhe aktiviteteve që kanë të bëjnë me ndërtimin e kapaciteteve të ministrive dhe organeve tjera shtetërore;

- Të diskutojnë çështjet për koordinimin e shfrytëzimit të ndihmës së BE-së dhe ndihmës bilaterale të donatorëve nëse kjo e fundit i drejtohet çështjeve të Integrimit Europian;

- Të kërkojë nga të gjitha ministritë dhe organet tjera shtetërore, me ndihmën e Ministrisë për Integrim Europian që ka rolin e Sekretariatit - opinionet dhe informacionet në çështjet që lidhen me secilin aspekt të procesit të integrimeve të Republikës së Kosovës në Bashkimin Europian.

Përbërja e Komitetit                                                                  Shkarko: Vendimi

Kryesuesi                          Ministri i Integrimit Europian;

Zëvendës Kryesuesi          Ministri i Ekonomisë dhe Financave;

 
Anëtarët



Kryesuesit e:

 


Sekretari                  Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Integrimit Europian.

Kryesuesit e ndonjë organit tjetër shtetëror të Kosovës mund të ftohen nga kryesuesi për pjesëmarrje në takim të Komitetit nëse pika e agjendës është brenda kompetencave të tyre. Secili anëtar i Komitetit mund të ftojë ekspertë nga ministria e vet apo organi shtetëror në rast se pika e axhendës kërkon ekspertizë specifike. 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO