Instrumenti i Para-anëtarësimit (IPA)

Instrumenti për Ndihmën e Para-anëtarësimit (IPA) është instrument me të cilin BE-ja ka mbështetur reformat në vendet në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së, me ndihmë financiare dhe teknike që nga viti 2007. Fondet e IPA-s ndërtojnë kapacitetet e përfituesve gjatë gjithë procesit të anëtarësimit, duke synuar përmirësimin e gjendjes në këto vende.

Për periudhën 2007-2013, IPA kishte një buxhet prej 11.5 miliardë euro, ndërsa pasardhësi i tij, (i njohur si IPA II), i ndërtuar mbi rezultatet e arritura më parë ka ofruar 12.8 miliardë euro për periudhën 2014-2020. Ndërsa, për periudhën 2021-2027 (e njohur si IPA III) BE-ja ka planifikuar 14.2 miliardë euro.

Në kuadër të programeve IPA 2007-2013 për Kosovën janë ndarë mbi 618 milionë euro ndërsa për IPA 2014-2020 602 milionë euro. Për periudhën 2021-2027, nuk ka alokime fikse dhe ndarja do të jetë mbi bazën e konkurrencës mes vendeve.

IPA I është bazuar në alokime për secilin vend, duke përfshirë edhe alokimet për secilin vit programues, me dallime ndërmjet vendeve kandidate dhe atyre kandidate potenciale (vetëm Kosova dhe Bosnja kanë qenë te këto të fundit). Kosova ka pasur qasje vetëm te komponenti i asistencës gjatë tranzicionit dhe ngritjes institucionale dhe te bashkëpunimi ndërkufitar, ku shumica e përkrahjes është fokusuar te projektet individuale të asistencës teknike.

IPA II po ashtu është bazuar në alokime për secilin vend, duke përfshirë edhe alokimet për secilin vit programues. Mirëpo, është hequr diferencimi sipas statusit të vendit kandidat dhe janë hequr komponentët për IPA, ashtu që secili vend ka pasur qasje të barabartë, pa dallim, në të gjitha objektivat e politikave (që kanë zëvendësuar komponentët). Është shtuar kriteri i performancës bazuar në të cilin është shtuar ose pakësuar ndihma e BE-së për secilin vend.

Marrëveshjet në fuqi ndërmjet Kosovës dhe BE-së për zbatimin e IPA

Marrëveshja kornizë ndërmjet Kosovës dhe BE-së për zbatimin e IPA 2

Marrëveshja financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për IPA 2014

Marrëveshja financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për IPA 2015

Marrëveshja financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për IPA 2016 pjesa e parë

Marrëveshja financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për IPA 2016 pjesa e dytë

Marrëveshja financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për IPA 2017, pjesa e parë

Marrëveshja financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për IPA 2017, pjesa e dytë

Marrëveshja financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për IPA 2018

Marrëveshja financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për IPA 2019, pjesa e parë

Marrëveshja financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për IPA 2019, pjesa e dytë, Objektivi 1

Marrëveshja financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për IPA 2019, pjesa e dytë, Objektivi 2

Marrëveshja financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për IPA 2020


IPA 3 (Programet vjetore 2021-2027)

IPA III, për dallim nga programet e mëparshme IPA nuk do të ketë alokime financiare të fiksuara për vendet por do të bazohen në kapacitetet e vendeve për të kryer reformat e nevojshme për integrimin evropian si dhe në maturimin e projekteve me të cilat aplikojnë vendet e rajonit. IPA III është themeluar me Rregulloren e BE-së në vitin 2021.

Programimi i IPA III në Kosovë ka filluar gjatë vitit 2020, duke aplikuar për programet vjetore IPA 2021 dhe IPA 2022, të cilat janë finalizuar gjatë vitit 2021 dhe pritet të fillojnë zbatimin pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe BE-së për zbatimin e këtyre programeve.

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO