IPA Shumë Përfituese

Ndihma financiare - shumë-shtetërore sipas IPA II

Ndihma totale e BE-së për 2014-2020 – €2.9 miliardë *

* përfshinë 542 milion euro fonde të pa-alokuara për Bosnje & Hercegovinë

Programi shumë-shtetëror ndihmon në përmbushjen e objektivave të identifikuara në Dokumentet e Strategjisë së Vendit, megjithëse përmes mjeteve të ndryshme. Në përputhje me Dokumentin Strategjik Indikativ shumë-shtetëror 2014-20, Programi ofron ndihmë përmes 4 kanaleve shumë-shtetërore që ofrojnë një plotësim të qëndrueshëm të ndihmës kombëtare:

A) Ndihma horizontale

Ndihmë teknike, informacione dhe trajnime për autoritetet përfituese të IPA II, përmes instrumentit TAIEX dhe në formë të binjakëzimit.

Kjo i vë në dispozicion njohuritë e BE dhe organizatave ndërkombëtare dhe praktikat më të mira, duke përfshirë krijimin e politikave të bazuara në dëshmi (bashkëpunimin statistikor), duke ndihmuar kështu në përmirësimin e formulimit dhe zbatimit të politikave sektoriale kombëtare dhe strategjive të ndërlidhura të reformës. Dhe ofron mbështetje në të gjithë rajonin për të forcuar shoqërinë civile dhe për të siguruar media të lira dhe të pavarura, si dhe për të ndërtuar kapacitete dhe për të nxitur lëvizshmërinë në arsimin e lartë dhe për të rinjtë, duke kontribuar në Programin Erasmus +.

B) Strukturat dhe rrjetet rajonale

Promovon bashkëpunimin rajonal, rrjetëzimin dhe shkëmbimin e praktikave më të mira për të ndihmuar përfituesit e IPA II të përgatiten për anëtarësim në BE, të harmonizojnë legjislacionin e tyre kombëtar me ligjin e BE-së (acquis) dhe gradualisht t'i përshtaten standardeve dhe praktikave të BE-së.

Mbështetja në këtë fushë do të synojë iniciativa si:

· Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC)

· Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA)

· Rrjeti i Prokurorëve

· Njësitë Ndërkombëtare të Koordinimit të Zbatimit të Ligjit (ILECU)

· Rrjeti Rajonal për Anëtarësim për Mjedisin dhe Klimën (ECRAN)

· Observatori i Transportit në Evropën Juglindore (SEETO)

· Komuniteti i Energjisë

· Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA)

· Grupi Punues për Zhvillim Rural të Përhershëm (SWG)

· Platformat për arsim dhe punësim.

C) Mbështetja e investimeve rajonale

Synimi i projekteve me një dimension të qartë rajonal që ndihmojnë zhvillimin socio-ekonomik të më shumë se një përfituesi të IPA II dhe adresojnë në veçanti nevojat për investime në lidhje me:

· Konkurrueshmërinë e bizneseve

· Lidhshmërinë midis përfituesve dhe vendeve të BE-së

· Mbrojtjen e mjedisit dhe zbutjen/adaptimin e ndryshimeve klimatike.

Instrumentet kryesore që sigurojnë një mbështetje të tillë janë:

· Korniza Investuese në Ballkanin Perëndimor

· Fondi për Rritje të Gjelbër

· Zhvillimin e Ndërmarrjeve dhe Inovacionit në Ballkanin Perëndimor

· Fondi Evropian për Evropën Juglindore

· Programi Rajonal për Banim

D) Bashkëpunimi territorial

Promovimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe zhvillimi lokal në rajonet kufitare - nëpërmjet programeve ndërkufitare brenda rajonit dhe vendeve që tashmë janë në BE, si dhe programeve të bashkëpunimit ndërkufitar dhe programeve të lidhura makro rajonale (strategjitë e BE-së për rajonin e Danubit dhe për Rajonin Adriatik-Jon). 

Shih më shumë në: https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO