IPA II

Alokimi indikativ për Kosovën për periudhën 2014-2020 është 645.5 milionë euro

Instrumenti i Ndihmës së Para- Anëtarësimit (IPA II) është instrumenti kryesor financiar për të siguruar mbështetjen e BE-së për përfituesit në zbatimin e reformave me synim përafrimin me BE-në. Asistenca financiare në kuadër të IPA II ndjek katër objektivat specifike në vijim: 

(a) smbështetje për reformat politike,

(b) mbështetje për zhvillim ekonomik, social dhe territorial,

(c) forcimin e aftësisë së përfituesve për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian duke mbështetur harmonizimin progresiv, zbatimin dhe miratimin e Acquis të Unionit,

(d) forcimin e integrimit rajonal dhe bashkëpunimit territorial. 

E përgatitur në partneritet me përfituesit, IPA II vendosë një kornizë të re për sigurimin e asistencës së para-anëtarësimit për periudhën 2014-2020.

Dokumenti Indikativ Strategjik (Dokumenti Strategjik) përcakton prioritetet për ndihmën financiare të BE-së për periudhën 2014-2020 për të mbështetur Kosovën në përmbushjen e perspektivës së saj Evropiane. Përkthen prioritetet politike të përcaktuara në kornizën e politikës së zgjerimit në fusha kryesore ku ndihma financiare është më e nevojshme për të përmbushur kriteret përkatëse. 

Alokimi indikativ për Kosovën, për periudhën 2014-2020 është 645.5 milion euro të ndara në fusha të politikave.
http://eeas.europa.eu/archives/delegations/draft_csp_for_kosovo_241013_en.pdf

Risia më e rëndësishme e IPA II është fokusi i tij strategjik. Dokumenti Strategjik Shtetëror është dokumenti specifik strategjik planifikues i bëra për çdo përfitues për periudhën 7-vjeçare. Këto do të sigurojnë një pronësi më të fortë nga ana e përfituesve nëpërmjet integrimit të reformës dhe të zhvillimit në agjendat e tyre. Dokumenti Strategjik shumë-shtetëror do të trajtojë prioritetet për bashkëpunim rajonal apo bashkëpunim territorial.

IPA II do të vendosë objektivat e reformave në kuadër të sektorëve të paracaktuar. Këta sektorë mbulojnë fusha të lidhura ngushtë me strategjinë e zgjerimit, të tilla si demokracia dhe qeverisja, sundimi i ligjit apo rritja dhe konkurrenca. Kjo qasje sektoriale promovon reforma strukturore që do të ndihmojnë në transformimin e një sektori të caktuar dhe ta sjellë atë në nivelin e standardeve të BE-së. Kjo lejon një lëvizje drejt një asistence më shumë të shënjestëruar, duke siguruar efikasitetin, qëndrueshmërinë dhe fokusimin në rezultate.

IPA II gjithashtu lejon një përdorim më sistematik të përkrahjes buxhetore sektoriale. Në fund, ai i jep më shumë peshë matjes së performancës: Treguesit e dakorduar me përfituesit do të ndihmojnë të vlerësojë në çfarë mase janë arritur rezultatet e pritura.

Për më tepër, Rregullorja IPA II thekson se ndihma financiare do të adresojë kryesisht pesë fusha të politikave: 

a) reformat në përgatitje për anëtarësim në Union dhe ato të ngjashme në ndërtimin e kapaciteteve, 

b) ) zhvillimin socio-ekonomik dhe rajonal, 

c) punësimi, politikat sociale, arsimimi, nxitja e barazisë gjinore, dhe zhvillimi i burimeve njerëzore, 

d) bujqësia dhe zhvillimi rural, dhe

e) bashkëpunimi rajonal dhe territorial.

Rregullorja IPA II ka hyrë në fuqi me 16 mars 2014 dhe është e zbatueshme në mënyrë retroaktive nga 1 janari 2014. Rregullorja IPA II Plotësohet me Rregulloren e Përbashkët Zbatuese (CIR), e cila është një grup i rregullave dhe procedurave të thjeshtuara dhe të harmonizuara të zbatimit për të gjitha instrumentet e veprimit të jashtëm, si dhe IPA II Implementing Regulation (kërkoni për përkthimet e disponueshme të të dhënave të mësipërme) e miratuar nga komisioni më 2 Maj 2014.

- Shih më shumë në:

IPA 2014

IPA 2015

IPA 2016

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO