Tema: Kosova dhe Integrimi Evropian

Radio Kosova (R.K) - Zv Ministrja e tranferuar nga MASHT ne MIE po qe ende nuk eshte Ministre!Pas vizites ne bruksel, nga ana e Zëvendës Minsitres javen e kaluar do te kete biseduar mbase per proceset integruese dhe liberalizimin e vizave.5, 6 vite permendet liberalizimi I vizave se eshte gati, ju nuk mbani pergjegjesi per kete process pasi qe nuk keni qene pjese e MIE, po hyjme gati ne 2017 dhe BE insiston ne dy kushtet famoze te pa plotesuara, cka po ndodh ne relacionin Kosove BE ne kete plan.

Zëvendës Ministrja (Zv. Ministrja)- Mendoj se eshte e qensishme dhe nuk duhet te harrohet asnjehere se Kosova ka nje perspektive te qarte evropiane. Perveq qe gjindet gjeografikisht ne territorin e BE-se, Kosova duhet te synoje kah anetersimi ne BE. BE si e tille e ka te kjarte kete dhe na eshte thene disa here, qellimi, synimi kryesor I Kosoves aty ku Kosova duhet te koncentroje te gjitha energjite eshte qe te fitoje anetaresimin ne BE, dhe kjo behet duke plotesuar kushtet e ndryshme, pra standardet e BE-se. Kosova nuk eshte shume afer ketije standardi, dhe duhet te punohet shume ne kete drejtim qe gradualisht te ngritet niveli I zhvillimit ne Kosove. Tani jemi ne nje pozite ku mund te jemi anetare te BE-se. Prandaj perspektiva evropiane nuk eshte asgje tjeter vetem arritje me pune dhe perkrahje te BE-se. Kosova do te perfitoje me se shumti nga gjithe ky process, dhe ky eshte motiv I madh per Kosoven dhe ne nuk duhet te humbim kohe me dhe duhet te hecim hap pas hapi deri te arritja e synimit te anetaresimit ne BE.

R.K. - Ne duhet vete ta vleresojme veten ku jemi, procesi I Integrimit duket qe te jete ma I gjate se liberalizimi I vizave, por liberalizimi I vizave na u duk se eshte fare prane ne paradhome.

Zv. Ministrja – Liberalizmi I vizave eshte bere ceshtje me rendesi te madhe tek popullata, jane dhene data te ndryshme por te cilat kane qene data reale mos te harrojme!
95 kushte kane qene per Kosoven, te cilat duhen plotesuar per te merituar levizjen e lire ne krahasim me shtetet tjera te cilat definohen nga kushtet e zhvillimit dhe po keto kushte jane negocuar dhe jo imponuar sepse si liberalizimi si integrimi jane procese qe ne I zgjedhim si shtet. Jane pembushur gjithsejt 93 dhe vetem 2 kane mbetur pa plotesuar. Pas plotesimit te 95 kritereve do te shqyrtohet nga Komisioni dhenja drites jeshile per udhetim pa viza. Para 5 viteve demarkacioni me Malin e Zi eshte perceptuar si kriter administrativ-teknik ndersa lufta kunder korrupsionit eshte process I gjate dhe nuk mund te themi se u permbush dhe mbaruam me luften kunder korrupsionit. Ne kemi ardhur ne nje perfundm se bashku me partnered tane ne BE se ne luften kunder korrupsionit ka arritje, sa I perket demarkacionit krejt cka pritet eshte ratifikimi I tije ne Parlament dhe per kete nevoitet nje uniteti I forcave politike ne Parlament dhe nevoiten votat, prandaj po flitet vetem per demarkacionin. Sot per sot I vetmi kriter qe po stopon gjithe kete process eshte ratifikimi I demarkacionit, dhe gjate vizites se fudnit ne Bruksel, na eshte bere me dije se duhet te pershpejtojm kete proces ne menyre qe te rreshtohemi prane Ukraines dhe Gjeorgjise dhe te zeme hapin gjate Dhjetorit dhe Janarit.
Kosova nuk eshte e vetme ne kete rast, prandaj eshte mire te gruphemi me Ukrainen dhe Gjeorgjine dhe te kryhen keto procese. Dhe na eshte thene se tani eshte koha te perfundojme me keto dy kritere.
BE i aka lehtesuar vetes edhe marrjen e vendimit per liberalizimin e vizave, pasi qe tani me eshte formuar edhe mekanizimi per suspendimin e shteteve qe gezojne liberalizimin e vizave ne rast te keqperdorimit.

R.K – Pra ky rast ndoshta I fundit per te mos shkuar ne vitin 2017, po mvaret prej Parlamentit te Kosoves, Qeverise se Kosoves, a keni pershtypje ju se diku po ngec vullneti politik.

Zv. Ministrja – Vullnetin politik te partive nuk e di, vetem se une edi se duhet te arrihet votimi ne Parlament, tani me kemi vleresime nderkombetare per procesin, ka kaluar ne shume mocione e diskutime te ndryshme. Mundesite per te kaluar permbi kete kriter nuk jane me te lehta se vete votimi ne Parlament na eshte thene ne Bruksel gjate diskutimeve per kete kriter.

strong>R.K. – Gjate vizites ne Bruksel, teme diskutimi ishte ekskluzivisht vetem liberalizimi I vizave?

Zv. Ministrja – Jo nuk duhet harruar ne kemi nenshkruar MSA me BE, dhe si marreveshje eshte kontrata e pare qe po e shtron rrugen drejt BE ne kuader te se ciles jane parapa shume aktivitete, aktere e per tu konkretizuar e gjithe kjo tani nepermjet Agjendes se Reforme Evropiane.

R.K. – Si mund te spjegohet fakti se MIE ka kaq shume detyra para vetes ne kete process, po nuk ka Minister, si shifet kjo ne Bruksel?

Zv. Ministrja – Eshte permendur edhe ne vend edhe ne Bruksel, e cila nuk po kosiderohet si e rendesise se pare nga partite politike, e qe eshte e kunderta se eshte Ministri me shume rendesi dhe une jam emeruar Zevendes Ministre dhe ky diskutim nuk me brengos shume dhe ne praktike punoj shume se ne cfare formati jam duke punuar a si Zevendese apo si Ministre.

R.K. – Ne qofte se kalon demarkacioni, pavaresisht pozicionit merita ju mbetet Juve

Zv. Ministrja - Jo une mund te jem ne ate moment Zevendes ministre por nuk jam personi qe kam filluar dhe punuar ne te gjithe kete pune qe eshte be, te gjithe jemi kontribues ne kete proces, pra te gjitha instititucionet.

R.K. - Egziston nje opinion ne BE qe gjithnje Kosova I ka fajet per ngecjet ne liberalizim

Zv. Ministrja – Ne menyre implicite ate qe thash deri me tani jane disa detyra qe duhet me I kry ne. Ne duhet te koncentrohemi ne kryerjen e detyrave dhe most e humbasim kohe me ne kete process pa nevoje. Puna na takon ne gjate rruges ne BE jo vetem per liberalizim. Se fundi kemi edhe paketen e ardhshme prej 75 milione euro te cilat nuk jane pak dhe te gjitha jane keto gatishmeri per perkrahje te Kosoves drejt BE-se. Ne duhet edhe te mos harrojme se nga lufta kemi dalur te shkaterruar dhe pre aty jemi nisur, dhe gradualisht kemi kosoliduar shtetin dhe e githe kjo merr kohe dhe kjo nenkupton se secili ne shoqeri luann nje rrol dhe mjafton secili te kontribuoje dhe te permbushen keto kritere karrshi BE-se.

R.K. – Ka zera te ndryshem qe MIE mund te shuhet

Zv. Ministrja – Ka pasur mendime ne kuader te diskutimeve te riformatizimit te qeverise, mirep mendoj qe MIE eshte ura nderlidhese ndermjet BE-se dhe Qeverise/Shtetit sa perket komunikimit ndermjet tyre, ndoshta jo per te definuar politika te ndryshme po thjeshte per te koordinuar punet e nevojshme qe dalin nga gjithe ketyre marreveshjeve agjendave qe kemi ne dakordim me BE-ne.

R.K. – Zevendes Ministrja Statovci, ka kaluar nga MASHT ne MIE, supozohet dhe mendohet se eshte e vetmja ne ate Ministri dhe e ka marre stafeten apo poziten ne nje kohe kur qytetaret e Kosoves jane te zhgenjyer.

Zv. Ministrja – Une duhet se pari te ceki stafin e MIE, Sekretarin e MIE te cilet jane mjaft te pergatitur dhe jam me fat qe I kam gjetur aty dhe jane te gatshem te koordinojne kete process. Mos te harrojme edhe vizitat pa viza do te kerkojne shpenzime dhe duhen mjete financiare per te levizur dhe tani me kemi mekanizmin e suspendimit e qe duhet bere shume kujdes, keshtuqe shume me e rendesishme per Kosoven eshte anetaresimi pra lufta nepermjet punes, nepermjet plotesimit te standardeve edhe njehere po e ceku jemi nisur nga nje shkalle e pare, dhe kemi progress ne kete aspekt dhe kemi lavdata nga partneret qe Kosova ka bere pune te jashtzakonshme ne kete drejtim. Qeveria po bene cmos qe te plotesohen te gjitha keto kritere qe kane mbetur. Jemi duke punuar ne nje standard pune me prokuroret, gjykatesit, Ministrne e Drejtesise e qe te jete menyra e tyre e zakonshme e punes dhe mund te llogarisim se sa I perket korrupsionit mund te llogaritet kriter I perfunduar, krejt cka na duhet eshte ratifikimi ne Kuvend i demarkacionit.

R.K. - Cilat jane prioritetet e MIE sot?

Zv. Ministrja – Ne jemi te preokupuar cdo dite me ERA, si agjende per Kosoven dhe kjo nenkupton shume aktivitete. MIE ka rol te koordinatorit me Ministrite dhe MIE qendron ne gatishmeri qe te ofroje cfardo ndihme per Ministrite e linjes per te arritur rezultatet e pritura. ERA eshte proklamuar solemnisht me 11 nentor dhe ne kemi marre zotime, se nje pjese e puneve duhet te perfundojne ne 2016 dhe ne duhet te raportojme se deri ku kemi arritur me agjende dhe permbushje te obligimeve. Per vitin 2016 mund te kete ngecje ne plotesimin e aktiviteteve, por per vitin e ardhshem do te kemi kujdes qe gjate perpilimit te kalendareve te punes te kemi kalendar real ne menyre qe te perfundojme detyrat si duhet.

R.K. – Zevendese Ministre, keni marre timonin e MIE ne kohen kur 2016 po iken pa viza dhe ne Bruksel vazhdojne te theksojne se dy kriteret ende nuk jane plotesuar nderkohe qe kjo Qeveri me kapacitetet e saja duhet te bej cmos qe viti 2017 mos te iken pa viza. Zv. Ministre a keni pershtypjen ju qe BE mund ti friksohet nje migrimi masiv te te rinjve pas liberalizimit?

Zv. Ministrja – Po permendet vazhdimisht migrimi I vitit te kaluar dhe ai migrim na ka demtuar mjafte gjate procesit. Ne vitin 99 ka ndodhur nje zhvendosje masive e popullesise se Kosoves, dhe ne momentin e pare qe kane pasur kjo popullate jane kthyer ne vend dhe per mua kjo ka qene nje provim me i madhi ne vend per migrimin. Keshtu gjate negociatave, levizje ka pasur gjate gjithe kohes nuk duhet harruar se jo vetem vitin e kaluar por edhe viteve tjera.

R.K. – A mendoni e Serbia dhe shtetet qe nuk e kane njohur Kosven mund te luajne lojna ne prapaskene?

Zv. Ministrja – Natyrisht secili shtet ka agjenden e vet, por klima politike eshte e tille qe edhe Serbia deshiron te ece drejt BE-se dhe ne momentin qe hapen kapitujt per Serbine krijohet klime e volitshme per Kosoven per te ecur drejt BE-se. Konsideroj qe eshte klime e volitshme per Kosoven qe te ece perpara mu per shkak te levizjeve edhe te shteteve fqinje

R.K.– 2017 po vjen, a mund te ju thoni dicka qytetareve … liberalizimi vizave?

Zv. Ministrja – Janari, shkrurti bashke me Ukrainen dhe Gjeorgjine, nuk mund te jemi me specific se kaq por eshte edhe nje mundesi, dhe nuk duhet te humbet ky moment pasi qe vitin e ardhshem fillojne zgjedhjet ne shtetet evropiane dhe perfundon ky process per nje kohe. Pra demarkacioni eshte kusht qe duhet ta plotesojme dhe na eshte thene eshte kusht dhe duhet sbaztuar parimin e marreveshjeve dhe jane standardet qe duhet te mesohemi edhe ne cdo gje qe egziston ne kontrate duhet plotesohet.

Eshte kriter te cilin nuk mund ta eliminojme, duhet te tregojme momentin tone si politk dhe shtet. Kjo teme eshte ne mesin e deputeteve. Kosova duhet te hec kah BE, me apo pa liberalizim te vizave. Integrimi eshte angazhim I shoqerise dhe shtetit, dhe une mendoj qe edhe qytetari duhet te angazhohet dhe te ngre zerin e te ndihmoje procesin.

R.K. – Datat per liberalizim?

Zv. Ministrja - Janari dhe Shkurti, nese arrihet ratifikimi I demarkacionit, krijojme nje narracion te mire se si kemi luftuar korrupsionin se paku per kete faze me krijimin e mekanizmit percjelles, atehere fjala kalon tek BE dhe ju takon atyre se ku do ta grupojne Kosoven ne vendimet per liberalizim te vizave.

 

#Linku

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO