Të gjitha mosmarrëveshjet në BP duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut

Prishtinë, 10 mars 2017 - Znj. Mimoza Ahmetaj është emëruar Ministre e Integrimit Evropian në Kosovëmë 14 shkurt. Para se të merrte postin e ministres, ajo ka shërbyer siambasadore e Kosovës në Slloveni. European Western Balkans bisedoi meministren në lidhje me pozitën e saj të re.

 
EuropeanWestern Balkans: Së pari urime për pozitën e re në një nga ministritëkryesore në Republikën e Kosovës. A ka qenë i lehtë vendimi që tëpranoni apo jo këtë post, duke e pasur parasysh që partitë politiketashmë janë duke diskutuar për zgjedhjet e reja në Kosovë? A mendoni qëfakti që mos emërimi i ministrit në Ministrinë e Integrimit Evropian për një kohë të gjatë ka pasur ndikim negativ në procesin integrues tëKosovës?

 

Mimoza Ahmetaj: Vendimi për të pranuarkëtë detyrë ishte si çdo vendim dhe obligim tjetër që kam marrë në tëkaluarën për t’i shërbyer vendit dhe për të kryer me ndershmëri,përgjegjësi dhe përgjegjshmëri obligimin tim institucional. Në atëmoment që partitë politike dakordohen për një platformë të përbashkët se si të shkohet në zgjedhje, njëherit vendosin për të shkuar në zgjedhje, ne jemi të gatshëm si me platformë politike ashtu edhe në aspektinfunksional për t’iu nënshtruar një procesi të tillë, ndonëse do të nalinin më pak kohë në realizimin e qëllimeve dhe objektivave tona. Nëkuadër të organizimit institucional, Ministria e Integrimit Evropian kakrijuar një bazë të fortë administrative dhe efikase e cila ështëpërcjellë me një vazhdimësi të punëve dhe krijimit të politikave,prandaj emërimi im i ka shtuar vlerë përshpejtimit të procesit. Edhekësaj radhe pavarësisht hapësirës disa mujore pa emërimin e një ministri punët, aktivitetet dhe objektivat e parapara kanë ecur me ritmin eduhur.

 
EWB: Si do ta vlerësonit pozitën aktuale tëKosovës në rrugën e saj drejt BE-së? Çka konsideroni si arritjen më tëmadhe deri më tani dhe cilat janë sfidat kryesore në të ardhmen?
 
MA: Moment me të vërtetë historik ka qenë nënshkrimi dhe hyrja në fuqi e MSA-së.Hyrja në fuqi e MSA-së në mes Kosovës dhe BE-së ka themeluar marrëdhënie kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së dhe ka konfirmuar procesin eintegrimit të Kosovës në BE. Njëkohësisht ka ngritur marrëdhëniepolitike ndërmjet Kosovës dhe BE-se në nivelin e njëjtë sikur të gjithavendet e rajonit, me themelimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit,Komitetit të Stabilizim Asociimit, nën-komiteteve të veçanta dheKomisionit Parlamentar për MSA. Në kuadër të procesit të liberalizimittë vizave, jemi në stadin final, ku ka mbetur të plotësohet vetëm edhenjë kriter me qëllim të sigurimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve.Besoj që marrëveshja e kufirit do të ratifikohet në parlament që Kosovado të tejkalojë këtë bllokadë. Arritje tjetër është sigurimi ipjesëmarrjes së Kosovës në Programet e BE-së, ku në nëntor 2016 Kosovadhe BE-ja kanë nënshkruar Marrëveshjen Kornizë për Qasjen e Kosovës nëProgramet e BE-së. Sfidat kryesore në kuadër të procesit integrues tëKosovës janë: reforma e administratës publike; reforma ekonomike meqëllim ngritjes së mirëqenies së qytetarëve; vazhdimi i rezultateve nëluftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit;

 
EWB: Si e vlerësoni zbatimin e MSA-së deri më tani? Çka do të ndërmerrnitpër të garantuar zbatimin e duhur të MSA-së? A besoni që miratimi iAgjendës Evropiane të Reformave dhe të përmirësojë miratimin e këtijprocesi?

 
MA: Hyrja në fuqi e MSA-së shënonmarrëveshjen e parë kontraktuale në kuadër të procesit integrues tëKosovës. Me hyrjen në fuqi të MSA-së tashmë është krijuar një bazë e religjore në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, si dhe është krijuar një dialog i ri ndërmjet dy entiteteve në skenën ndërkombëtare. MSA kanjohur entitetin ligjor dhe politik të Kosovës si palë në skenënevropiane dhe ndërkombëtare përmes një traktati ndërkombëtar. Reformatnë administratë, fuqizimin i rendit dhe ligjit, krijimi i politikave dhe përmbushja e objektivave qeveritare kontribuojnë në zbatimin e duhur të MSA-së
 
Ne kemi themeluar strukturat institucionale përmonitorimin e zbatimit të MSA-së dhe tani këto struktura do të bëjnëedhe vlerësimin e zbatimit të MSA-së. Deri më tani kemi një zbatim tëkënaqshëm të MSA-së dhe miratimi i Agjendës Evropiane të Reformave kakontribuar në intensifikimin e këtyre reformave.

 
EWB: Kosova është i vetmi vend në rajon pa liberalizim të vizave. BE-ja këpërcaktuar qartë kushtet që duhet t’i plotësojë Kosova për të marrërekomandimin për liberalizimin e vizave. Edhe sa duhet të presinqytetarët e Kosovës për këtë? Çka do të bëni në këtë drejtim?

 
MA: Konsiderojmë që jemi fare në fund të procesit të liberalizimit të vizave. Procesi ka filluar në vitin 2012. Janë bërë 4 vlerësime zyrtare për përmbushjen ekritereve të përcaktuara me udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave dhe tani para nesh ka mbetur vetëm edhe një kriter – ratifikimi idemarkacionit mes Kosovës dhe Malit te Zi. Ajo çka duhet të bëjmë ështëqë të ratifikojmë marrëveshjen në parlament. Pas përmbushjes edhe tëkëtij kriteri, institucionet e BE-së do të procedojnë me hapat e tyre të brendshëm për të siguruar lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës.

 
EWB: Si do ta vlerësonit dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? A besoni qëdo të ketë ndikim pozitiv në synimet e Kosovës për anëtarësim në BE?
 
MA: Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë kriter themelor në kuadër të procesit tëintegrimit Evropian. Në këtë drejtim, Kosova gjithnjë ka udhëhequr njëpolitikë të jashtme bazuar në parimet e miqësisë dhe bashkëpunimitrajonal me të gjitha vendet në rajonin tonë. Në këtë drejtim, Kosova kaqenë prej fillimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve kadëshmuar të jetë palë e besueshme dhe jashtëzakonisht konstruktive.Konsiderojmë që të gjitha mos marrëveshjet ndërmjet vendeve në Ballkanin Perëndimor duhet zgjidhur përmes dialogut.

 
EWB: Ciliështë vizioni për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së? Si do tavlerësoni progresin dhe sfidat e rajonit në procesin e integrimit në BE?
 
MA: Ballkani Perëndimor përbën hallkën e fundit të kompletimit të BE-së,rajon ky i cili do t’i jepte siguri dhe kuptim qëllimit të krijimit tëBashkimit Evropian, si tërësi politike në njërën anë dhe entitetekonomik e shoqëror në anën tjetër. Me një proces të tejzgjatur tëzgjerimit BE mund të ndihet e lodhur nga kjo, mirëpo vendet e rajonitdhe BE nuk duhet për asnjë moment të vënë në dyshim që i vetmidestinacion është BE-ja. Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor nëBE ofron stabilitet politik për rajonin, zhvillim ekonomik dhe siguri më të madhe.
 

EWB: E nderuara znj. Ahmetaj, ju faleminderit shumë për kohën tuaj.

 
Autor: N. T. Štiplija
 

#Linku

 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO