Dhurata Hoxha tregon se në çfarë kushtesh u martua

Prishtinë, 2 Janar 2017- Në një intervistë për Arbresh.info, Ministrja për Drejtësi, Dhurata Hoxha ka folur pak më ndryshe dhe larg politikës.

Hoxha, një ministre e re në Qeverinë e Kosovës, ka folur për martesën dhe shpenzimet e saj, për vellon, ajo gjithashtu ka folur për muzikën që e preferon pas një dite të lodhshme, për sportin të cilin e praktikon.

Ndërsa sa i përket politikës, ajo tregon fillimet e saj si një e re në Partinë Demokratike të Kosovës, ajo foli edhe për imazhin e Kosovës se si e ka parë bota Kosovën në 2016 dhe si do duhet të punojmë në 2017, shkruan Arbresh.info.


Arbresh.info: Kur jeni martuar, a mund të na tregoni sa ka kushtuar velloja për dasmë?

Dhurata Hoxha: Martesa ime ishte dasmë pa shpenzime të mëdha, velloja ishte përzgjedhje imja dhe nuk ka kushtuar shumë. Jemi martuar në verën e vitit 2007.

Arbresh.info: Cila është muzika e preferuar pas një dite të lodhshme?

Dhurata Hoxha: Preferoj muzikën shqiptare qoftë muzike popullore apo këngë të vjetra qytetare, por gjithashtu edhe zhanrin e muzikës që me shumë dinjitet po na përfaqësojnë këngëtaret si Rita Ora, Dua Lipa, apo Era Istrefi, pra çdo muzikë që përfaqëson vlera e plotësojnë kohën time të lirë dhe ndikon në çlodhjen time.

Arbresh.info: A e praktikoni sportin?

Dhurata Hoxha: Po, parapëlqej shumë sporte por e praktikoj notin dhe ecjen në natyrë.

Arbresh.info: Kur dhe si filluat politikën?

Dhurata Hoxha: Me politikë kam filluar të merrem në vitin 2005, në degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Arbresh.info: Mendoni që bota do të sheh me një sy tjetër Kosovën pas vitit 2016?

Dhurata Hoxha: Viti 2016 do të duhej të ishte më i mirë për imazhin e vendit tonë, sigurisht se do të angazhohemi maksimalisht që ato të cilat nuk arritëm t’i bëjmë gjatë vitit 2016 do t’i arrijmë në vitin 2017.

#Linku:http://www.arbresh.info/lajmet/dhurata-hoxha-tregon-se-ne-cfare-kushtesh-u-martua-foto/

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO