Dhurata Hoxha: Duhet t’i kryejmë detyrat pa asnjë vonesë as arsyetim

Prishtinë, 11 Shkurt 2018-Dhurata Hoxha, ministre e Integrimit Evropian, ka thënë se autoritetet e Kosovës kanë pritur shumë më shumë nga Strategjia e re e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, të cilën Bashkimi Evropian e ka publikuar këtë javë. Megjithëkëtë, e ka pranuar se përmbajtja e këtij dokumenti është pasojë edhe e punës së pamjaftueshme të autoriteteve të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, ajo ka folur për Strategjinë që Kosovës nuk ia ka përmendur qartazi perspektivën integruese. Ka thënë të ketë pritur saktësim të datave, afateve e detyrave të realizueshme. Megjithatë, edhe pse nuk janë specifikuar ato, ka konsideruar se puna e institucioneve të Kosovës në reformat që kërkohen me MSA-në do të jetë ajo që më së miri do t’i caktojë afatet kohore.

“Sa më shpejt që punojmë, aq më shpejt mund të avancojmë dhe t’i afrohemi procesit integrues”, ka thënë ministrja Hoxha. “Rruga e integrimit është individuale, andaj ne duhet të punojmë më shumë e të arrijmë rezultate për interes të vendit dhe qytetarëve tanë... Intensiteti i realizimit të detyrave mund të na barazojë me shtetet e tjera dhe të zëmë hapin me vendet e tjera të Ballkanit” ... (më gjerësisht kliko linkun)

#Linku 

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO