Kosova dhe Suedia diskutojnë reformat kryesore të zhvillimit

Prishtinë, 28 maj 2019 - Ministria e Integrimit Evropian dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë, organizuan takimin vjetor midis Suedisë dhe Kosovës në kuadër të bashkëpunimit suedez për reforma në Kosovë, si pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit për reforma gjatë viteve 2014-2020.Në hapje të takimit, Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Dhurata Hoxha theksoi se \";qëllimi kryesor i bashkëpunimit për reformën në mes të Kosovës dhe Suedisë është të lehtësojë rrugën tonë drejt integrimit në BE, duke u përqendruar në zhvillimin ekonomik, zhvillimin e sektorit privat, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, mjedisin dhe ndryshimet klimatike\";. Ajo theksoi rëndësinë e koordinimit të donatorëve përmes grupeve punuese sektoriale dhe ato nën-sektoriale dhe Forumit të Nivelit të Lartë. Ministrja Hoxha tha se \";qëllimi ynë strategjik është përforcimi i qasjes së Kosovës në fonde të jashtme, si p.sh. IPA III, për periudhën 2021-2027, dhe po ashtu qëllimi ynë është të bashkojmë të gjithë ndihmën e donatorëve me këtë instrument, në mënyrë që të inkurajojmë bashkëpunimin dhe sinergjinë nëpërmjet ndihmës bilaterale\";. Ministrja Hoxha ftoi pjesëmarrësit në takim për të reflektuar mbi progresin e arritur dhe për të shqyrtuar mundësitë për shfrytëzimin e mëtejshëm të ndihmës suedeze në forcimin e rrugës së Kosovës në BE.Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, znj. Karin Hernmarck-Ahliny theksoi partneritetin e kahmotshëm të Suedisë me Kosovën. Në mënyrë bilaterale, gjatë vitit të kaluar, fondet suedeze të bashkëpunimit për reformën në Kosovë arritën shumën prej 94.4 milionë krona suedeze - rreth 8.5 milionë euro - duke e bërë Suedinë donatorin e pestë më të madh dypalësh në Kosovë. Për këtë duhet shtuar fonde të konsiderueshme për përfitimin e Kosovës nga fondet e zhvillimit rajonal, garancitë kreditore, nga financimi themelor i sistemit të OKB-së në përgjithësi dhe nga bashkëpunimet tjera institucionale.\";Suedia vazhdon angazhimin e madh në Kosovë. Ne po punojmë me akterët qeveritarë dhe institucionet si dhe me shoqërinë civile për të kontribuar në një sistem të drejtë, transparent dhe të përgjegjshëm të qeverisjes demokratike. Ne e mbështesim Kosovën në procesin e integrimit evropian dhe në përpjekjet për përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve të saj. Në thelb të kësaj pune është barazia gjinore, mjedisi dhe ndryshimet klimatike, të cilat janë parakusht për një zhvillim të qëndrueshëm dhe të drejtë. Përveç kësaj, Suedia vazhdon të përqendrohet në zgjidhjen e konflikteve dhe zbutjen e varfërisë. Zhvillimi i sektorit privat është vendimtar në lidhje me këtë të fundit, jo më pak për krijimin e vendeve të punës që nevojiten për të inkurajuar talentet dhe ambiciet e rinisë së Kosovës. Në Kosovë dhe në Suedi, një shoqërie civile pluraliste, si dhe respektim themelor për të drejtat e njeriut, mbeten fushat kryesore të interesit. Ky është një parakusht për integrimin në BE, si dhe për arritjen e objektivave tona të përbashkëta ambicioze të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm \";.Gjatë takimit, delegacionet e udhëhequra nga ministrja Hoxha dhe ambasadorja Hernmarck-Ahliny shqyrtuan progresin në zbatimin e ndihmës së Suedisë për vitet 2014-2020 në vlerë prej 8-10 milionë euro në vit. Delegacionet konfirmuan se ndihma po zbatohet siç është planifikuar me 30 programe dhe projekte aktuale.
Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO