Programet –BE

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian u nënshkrua në tetor 2015 dhe hyri në fuqi më 1 prill 2016. Me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje, për herë të parë Kosova nënshkroi një marrëveshje kontraktuale me BE-në, ku tani është e angazhuar për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga MSA-ja (përafrimi i legjislacionit, çështjet tregtare etj.) 

Me qëllim të mbështetjes së zbatimit të reformave, në plotësim të mbështetjes financiare të BE-së, më 25 nëntor 2016 u nënshkrua një Marrëveshje Kornizë (FWA) ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian mbi parimet e përgjithshme për pjesëmarrjen në Programet e BE-së. FWA përfshin një listë të 17 Programeve të BE-së në të cilat Kosova ka të drejtë pjesëmarrjeje.

Programet e BE-së janë programe shumëvjeçare (7 vjeçare) të dedikuara për të promovuar dhe mbështetur politikat e BE-së dhe për të forcuar bashkëpunimin midis Shteteve Anëtare të BE-së (dhe anëtarëve të tjerë) në fusha të caktuara siç janë hulumtimi dhe inovacioni, arsimi, kultura, shëndeti, mbrojtja e mjedisit, tatimet, drejtësia etj.

Për të përmbushur më mirë përgjegjësitë që rrjedhin nga pjesëmarrja në MSA, Qeveria e Kosovës vendosi të shfrytëzojë mundësinë e pjesëmarrjes në programet e BE-së për të vazhduar zhvillimin e kapaciteteve teknike dhe administrative në përputhje me standardet e BE-së. Organizatat dhe bizneset e sektorit privat dhe organizatat e shoqërisë civile (OShC) mund të përfitojnë nga përdorimi i programeve të BE-së në përgatitjen e terrenit për standardet e pranimit, së bashku me administratat publike dhe agjencitë nga programet e BE-së. 

Cilat janë Programet e BE-së?

Fillimisht Programet e BE-së (ish- Programet e Komunitetit) ishin të disponueshme vetëm për vendet anëtare të BE. Në vitin 2003, gjatë takimit të Këshillit Evropian në Selanik, u mor vendimi për të hapur Programet e Bashkimit Evropian për shtetet jashtë BE-së dhe EEA-së, të cilët ishin në Procesin e Stabilizim Asociimit. 

Qëllimi i pjesëmarrjes së vendeve kandidate dhe kandidatëve të mundshëm në programet e BE është të mbështesë pranimin e tyre në BE, t'i bëjë ata të njohur me metodat dhe politikat e BE-së dhe për të forcuar bashkëpunimin midis vendeve në fusha të ndryshme: hulumtim dhe inovacion, arsim , kulturë, shëndetësi, mbrojtje të mjedisit, dogana dhe tatime, drejtësi etj...

Çdo program menaxhohet nga shërbimet e KE ose nga agjencitë ekzekutive në Bruksel, me struktura të dedikuara të vendosura normalisht në nivel kombëtar.

Për të marrë pjesë në programet e BE-së duhet të ndërmerren hapat e mëposhtëm:

Hapat ligjor:

• Duhet të nënshkruhet Marrëveshja Kornizë midis kandidatëve ose vendeve kandidate potenciale dhe KE

• Interesim i shprehur nga Qeveria për çdo program të BE-së

• Duhet të nënshkruhet Marrëveshja Ndërkombëtare ndërmjet KE dhe institucionit përfitues

Kosova dhe KE nënshkruan FWA mbi parimet e përgjithshme për pjesëmarrjen në programet e BE-së më 25 nëntor 2016.

Hapat financiar:

• Tarifa ";Bileta hyrëse"; në buxhetin e BE-së për çdo program të BE-së ku nënshkruhet Marrëveshja Ndërkombëtare

• Tarifat janë të ndryshme për Programet e ndryshme dhe vende të ndryshme, pasi secili program ka rregullat e veta për pjesëmarrje.

• Tarifat mund të rimbursohen pjesërisht përmes Programeve Kombëtare të IPA-s (por mund të jenë për numër të kufizuar gjatë viteve)

Shih më shumë në: 

Report_on_EU_Programmes.pdf
Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO