Republika e KosovësKosova është shtet i pavarur, i dalë nga shpërbërja e Jugosllavisë. Statusi i Kosovës ka qenë pothuajse ekuivalent me atë të republikave në bazë të Kushtetutës së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, të vitit 1974. Nën udhëheqjen e Sllobodan Millosheviqit, Serbia instaloi një Kushtetutë të re në vitin 1989, e cila ilegalisht suprimoi statusin e Kosovës, si një krahinë autonome në Jugosllavi. Liderët e shqiptarëve të Kosovës u përgjigjën në vitin 1991 duke organizuar një referendum, i cili e shpalli Kosovën të pavarur.
Shkelja e paprecedentë e të drejtave elementare njerëzore të shqiptarëve të Kosovës, nën regjimin e Millosheviqit, çoi drejt një aparteidi i cili zgjati për një dekadë. më shumëEkonomia e KosovësEkonomia e Kosovës përbën një ekonomi të re dhe dinamike. Baza e saj është transformuar nga një ekonomi centraliste, e dirigjuar, në një ekonomi të hapur të tregut. Qëllim në vete tashmë është rritja e konkurrencës së kësaj ekonomie, duke rritur kapacitetin e saj eksportues për të zvogëluar deficitin tregtar që Kosova aktualisht ka. më shumëInvestimet në KosovëArsyet që të investoni në Kosovë - Përfitime për investitorët potencial të huaj dhe vendor. Disa nga përfitimet kur investoni në Kosovë janë: taksa të ulëta, resurse të pasura dhe ambient përkrahës të biznesit.
më shumëTrashëgimia KulturoreKosova me vlerat e saj të Trashëgimisë Kulturore është dhe mbetet një vend shumë tërheqës dhe i hapur për të gjithë.
Trashëgimia Materiale e Kosovës është krijuar në mes të qytetërimeve antike, dhe asaj pas erës së Re, e cila trashëgon një thesar të pasur kulturor, dhe është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore. Kjo trashëgimi e pasur, gjendet në çdo pjesë të Kosovës, në parqet e qendrat arkeologjike, në parqet natyrore, në galeritë e artit, në arkivat fotografike e filmike, në kalatë dhe kullat, në monumente fetare dhe banesat popullore, në kalldrëmet e rrugicat e ngushta, në shatërvanët si edhe në të gjitha muzetë e saj.më shumë