1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Komunikimit Publik janë:
1.1. Ofron përkrahje profesionale për ministrinë në fushën e komunikimit dhe informimit;
1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e planeve të komunikimit të ministrisë;
1.3. Organizon konferenca për media dhe përgatitë njoftime për shtyp, deklarata, raporte dhe publikime të tjera mediale;
1.4. Mirëmban ueb faqen zyrtare të ministrisë;
1.5. Koordinon kërkesat për qasje në dokumente publike dhe përgatitë raporte mbi zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike.
2. Udhëheqësi i Divizionit të Komunikimit Publik raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
3. Numri i të punësuarve në kuadër të Divizionit të Komunikimit Publik është katër (4).