1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Auditimit të Brendshëm janë:
1.1. Siguron zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregullave, politikave, udhëzimeve dhe doracakëve të përcaktuar me legjislacionin në fuqi;
1.2. Siguron përgatitjen me kohë të propozim-planit strategjik të auditimit në bazë të vlerësimit të rrezikut;
1.3. Organizon, kryen dhe mbikëqyr të gjitha aktivitete tëauditimit të brendshëm dhedorëzon rezultate të auditimit, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
1.4. Përgatitë dhe dorëzon raportet tremujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet eauditimit;
1.5. Përgatitë dhe zbaton programin e sigurisë së cilësisë për vlerësimin ebrendshëm dhe të jashtëm të funksionit të auditimit të brendshëm;
1.6. Raporton menjëherë te menaxhmenti i larte dhe Komiteti i Auditimit, për çdo indikator të aktivitetit të mashtrimit apo korrupsionit, ofron propozime për përmirësimin e gjendjes, si dhe nëse menaxhmenti i lartë nuk ndërmerr veprimetë duhura, njofton autoritetet tjera kompetente.
2. Udhëheqësi i Divizionit të Auditimit të Brendshëm raporton tek Ministri.
3. Numri i të punësuarve në kuadër të Divizionit të Auditimit të Brendshëm është një (1).