1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Politikave Sektoriale janë:
1.1. Koordinon procesin e Stabilizim-Asocimit, në kuadër të kapitujve negociues 11, 12, 13, 14, 15, 21, 22 dhe 27;
1.2. Koordinon strukturat negociuese qeveritare në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kapitujve negociues 11, 12, 13, 14, 15, 21, 22 dhe 27;
1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin dhe monitorimin e dokumenteve strategjike të Qeverisë në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kapitujve negociues 11, 12, 13, 14, 15, 21, 22 dhe 27;
1.4. Koordinon raportimin e rregullt në Komisionin Evropian, në kuadër të kapitujve negociues 11, 12, 13, 14, 15, 21, 22 dhe 27;
1.5. Ofron mbështetje në zhvillimin institucional për zbatimin e legjislacionit të BE-së (Acquis Communautaire), në kuadër të kapitujve negociues 11, 12, 13, 14, 15, 21, 22 dhe 27;
1.6. Ofron mbështetje në procesin e përafrimit të kapitujve përkatës të acquis communautaire, në kuadër të kapitujve negociues 11, 12, 13, 14, 15, 21, 22 dhe 27;
1.7. Implementon metodologjinë dhe procedurat uniforme të përgatitura nga Departamenti për Koordinimin e Procesit të Stabilizim Asocimit.
2. Udhëheqësi i Departamentit të Politikave Sektoriale raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon:
3.1. Divizioni i Bujqësisë, Pylltarisë, Zhvillimit Rural dhe Sigurisësë Ushqimit; dhe
3.2. Divizioni i Mjedisit, Energjisë dhe Transportit.
4. Numri i të punësuarve në kuadër të Departamentit të Politikave Sektoriale është pesë (5).
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Bujqësisë, Pylltarisë, Zhvillimit Rural dhe Sigurisë së Ushqimit janë:
1.1. Koordinon procesin e Stabilizim-Asocimit, në kuadër të kapitujve negociues 11, 12 dhe 13;
1.2. Koordinon strukturat negociuese qeveritare në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kapitujve negociues 11, 12 dhe 13;
1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin dhe monitorimin e dokumenteve strategjike të Qeverisë në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kapitujve negociues 11, 12 dhe 13;
1.4. Koordinon raportimin e rregullt në Komisionin Evropian, në kuadër të kapitujve negociues 11, 12 dhe 13;
1.5. Ofron mbështetje në zhvillimin institucional për zbatimin e legjislacionit të BE-së (Acquis Communautaire), në kuadër të kapitujve negociues 11, 12 dhe 13;
1.6. Ofron mbështetje në procesin e përafrimit të kapitujve përkatës të acquis communautaire, në kuadër të kapitujve negociues 11, 12 dhe 13.
2. Udhëheqësi i Divizionit të Bujqësisë, Pylltarisë, Zhvillimit Rural dhe Sigurisë së Ushqimit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit.
3. Numri i të punësuarve në kuadër të Divizionit të Bujqësisë, Pylltarisë, Zhvillimit Rural dhe Sigurisë së Ushqimit është dy (2).
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Mjedisit, Energjisë dhe Transportit janë:
1.1. Koordinon procesin e Stabilizim-Asocimit, në kuadër të kapitujve negociues 14, 15, 21, 22 dhe 27;
1.2. Koordinon strukturat negociuese qeveritare në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kapitujve negociues 14, 15, 21, 22 dhe 27;
1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin dhe monitorimin e dokumenteve strategjike të Qeverisë në fushën e integrimit evropian, në kuadër të kapitujve negociues 14, 15, 21, 22 dhe 27;
1.4. Koordinon raportimin e rregullt në Komisionin Evropian, në kuadër të kapitujve negociues 14, 15, 21, 22 dhe 27;
1.5. Ofron mbështetje në zhvillimin institucional për zbatimin e legjislacionit të BE-së (Acquis Communautaire), në kuadër të kapitujve negociues 14, 15, 21, 22 dhe 27;
1.6. Ofron mbështetje në procesin e përafrimit të kapitujve përkatës të acquis communautaire, në kuadër të kapitujve negociues 14, 15, 21, 22 dhe 27.
2. Udhëheqësi i Divizionit të Mjedisit, Energjisë dhe Transportit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit.
3. Numri i të punësuarve në kuadër të Divizionit të Mjedisit, Energjisë dhe Transportit është dy (2).