Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të përgjithshme

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshmejanë:

1.1. Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të ministrisë, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative, logjistike dhe të shërbimeve të teknologjisë informative;

1.2. Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;

1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të ministrisë;

1.4. Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të ministrisë;

1.5. Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbime të TI-së;

1.6. Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të ministrisë;

1.7. Ofron shërbime logjistike për ministrinë.

2. Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshmeraporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:

3.1. Divizioni i Burimeve Njerëzore;

3.2. Divizioni i Buxhetit dhe Financave;

3.3. Divizioni i TI dhe Shërbimeve Logjistike.

4. Numri i të punësuarve në Departamentin eFinancave dhe Shërbimeve të Pë rgjithshme është trembëdhjetë (13).


Divizioni i Burimeve Njerëzore

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Burimeve Njerëzore janë:

1.1. Koordinon planifikimin e burimeve njerëzore;

1.2. Administron rekrutimin e personelit;

1.3. Kontribuon në rritjen e performancës së personelit nëpërmjet motivimit dhe zhvillimit të trajnimeve;

1.4. Siguron zbatimin e procedurave për rekrutim dhe përzgjedhje, disiplinë, trajtim të ankesave, kërkesave të pushimit, vlerësimit të punës, etj;

2. Udhëheqësi i Divizionit të Burimeve Njerëzore raporton tek Sekretari i Përgjithshëm, në aspektin operacional, ndërsa tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektinadministrativ.

3. Numri i të punësuarve në kuadër të Divizionit të Burimeve Njerëzore është një (1).


Divizioni i Buxhetit dhe Financave

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Buxhetit dhe Financave janë:

1.1. Përgatitë propozimet buxhetore;

1.2. Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat organizative të ministrisë;

1.3. Përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor;

1.4. Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore;

1.5. Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies;

1.6. Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit;

2. Udheheqësi i Divizionit të Buxhetit dhe Financave raporton tek Sekretari i Përgjithshëm, në aspektin operacional, ndërsa tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ..

3. Numri i të punësuarve në kuadër të këtij Divizioni të Buxhetit dhe Financave është pesë (5).


Divizioni i TI dhe Shërbimeve Logjistike

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të TI-së dhe Shërbimeve Logjistike janë:

1.1 Ofron ndihmë logjistike për takimet e personelit të ministrisë;

1.2 Siguron mbështetje në fushën e tekonologjisë informative;

1.3 Menaxhon inventarin dhe depot e ministrisë;

1.4 Koordinon kërkesat dhe nevojat e ministrisë për mallra dhe pajisje të zyrës për punë;

1.5 Menaxhon nevojat e transportit dhe automjetet e ministrisë;

1.6 Mirëmban dhe administron sistemin e arkivit të ministrisë.

2. Udhëheqësi i Divizionit të TI dhe Shërbimeve Logjistikeraporton tek Udhëheqësi i Departamentit.

3. Numri i të punësuarve në kuadër të Divizionit të TI dhe Shërbimeve Logjistike është gjashtë (6).



Departamenti i financave dhe shërbimeve të përgjithshme
Xhemajl Mazrekaj
Drejtor
Departamenti i financave dhe shërbimeve të përgjithshme
Tel: +381 38 200 27008
Email: Xhemajl.mazrekaj@rks-gov.net

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO