BNK (CBC)

Bashkëpunimi Ndërkufitar (BNK)  është një instrument i financuar nga BE, i bashkëfinancuar nga vendet bashkëpunuese, që mbështet dhe u mundëson vendeve kufitare të bashkëpunojnë në fushat p.sh. ekonomike, sociale, mjedisore, kulturore dhe sportive.

Kosova aktualisht është e angazhuar në bashkëpunimin ndërkufitar me fqinjët e saj:

• Kosovë dhe IRJM

• Shqipëri dhe Kosovë

• Mali i Zi dhe Kosovë

Alokimi indikativ për tre programet e IPA II BNK 2014-2020 është 25.2 milion Euro.

Mekanizmi përmes të cilit zbatohet bashkëpunimi ndërkufitar është përmes projekteve. Këto projekte financohen përmes granteve. Grantet u jepen një pjese të organizatave jofitimprurëse lokale. Kjo përzgjedhje zakonisht zhvillohet bazuar në cilësinë e propozimeve që organizatat kanë paraqitur dhe që përshtaten me prioritetet e zhvillimit të rajonit kufitar siç përshkruhet në programin specifik të BNK-së. Përjashtim nga ky rregull është situata në të cilën është rënë dakord paraprakisht për të bërë një projekt specifik BNK-së. Në të gjitha rastet e tjera ku kryhet një përzgjedhje e projekt propozimeve, është bërë një njoftim publik që organizatat ftuese të paraqesin propozimet e tyre. Një njoftim i tillë quhet thirrje për propozime.

Karakteristika kryesore e një projekti të bashkëpunimit ndërkufitar është se është plotësisht i përbashkët, me përfaqësim nga çdo anë e kufirit. Programi i BNK-së përgatitet bashkërisht nga vendet pjesëmarrëse; Atëherë edhe institucionet që do të krijohen për zbatimin e programit të BNK përmes projekteve janë gjithashtu të përbashkëta (së pari, ekziston një Task Forcë e Përbashkët, pastaj një Komision i Përbashkët i Monitorimit dhe gjithashtu një Sekretariat i Përbashkët Teknik); pastaj projekt propozimet gjithashtu duhet të dorëzohen bashkërisht nga partnerët e projektit nga të dyja anët e kufirit; dhe natyrisht: vet projekti duhet të përfitojë bashkërisht nga të dyja anët e kufirit.

Qëllimi kryesor i bashkëpunimit ndërkufitar është zvogëlimi i efekteve negative të kufijve si pengesa administrative, ligjore dhe fizike, trajtimi i problemeve të përbashkëta dhe shfrytëzimi i potencialeve të pashfrytëzuara. Përmes menaxhimit të përbashkët të programeve dhe projekteve, besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë forcohet dhe përmirësohet procesi i bashkëpunimit. Bashkëpunimi ndërkufitar merret me një gamë të gjerë çështjesh, të cilat përfshijnë:

• Inkurajimi i sipërmarrësisë, veçanërisht zhvillimi i NVM-ve, turizmit, kulturës dhe tregtisë ndërkufitare;

• Përmirësimi i menaxhimit të përbashkët të burimeve natyrore;

• Mbështetja e lidhjeve ndërmjet zonave urbane dhe rurale;

• Përmirësimi i qasjes në rrjetet e transportit dhe komunikimit;

• Zhvillimi i përdorimit të përbashkët të infrastrukturës;

• Mundësi të barabarta administrative, punësim dhe punë.

• Nëse sfida lidhet me infrastrukturën (ura lidhëse), tregjet dhe shërbimet (lidhja e universiteteve nga bizneset deri tek klientët) ose me pengesat kulturore ose gjuhësore, bashkëpunimi ndërkufitar ka për qëllim t'i adresojë ato.

Struktura:

Në nivel kombëtar, menaxhimi i BNK-së dhe koordinimi i BNK-së (ndërministrorë dhe me Strukturën Operative në vendin partner) është përgjegjësi e ";;Strukturës Operative";;, e cila është pjesë e strukturave qeveritare.

Komiteti i Përbashkët i Monitorimit - KPM (JMC)

KPM është organi vendimmarrës i Programit Ndërkufitar. KPM përbëhet nga përfaqësues në nivel qeveritar, rajonal dhe lokal të përfituesve, duke përfshirë përfaqësuesit e Strukturave Operacionale dhe të palëve të interesuara në fushën e programit. Përfaqësuesit e Komisionit Evropian marrin pjesë në punën e KPM-së në një kapacitet këshillues.
KPM mblidhet së paku dy herë në vit me iniciativën e pjesëmarrësve përfitues ose të Komisionit Evropian dhe kryesohet nga një përfaqësues i Malit të Zi ose i Kosovës në bazë të rotacionit.

Sekretariati i Përbashkët Teknik

Sekretariati i Përbashkët Teknik (SPT) është organi administrativ i programit përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të tij. SPT është përgjegjës për hartimin dhe fillimin e Thirrjes për Propozime, duke informuar aplikantët potencialë për grante, organizimin e forumeve të kërkimit të partnerëve dhe mbështetjen e KPM-së në procesin e vlerësimit të granteve. SPT gjithashtu është përgjegjëse për informimin e audiencës së synuar (përfituesit përfundimtar të projekteve) në rajonin e programit dhe publikun e gjerë rreth zhvillimeve që lidhen me secilin program specifik përmes kanaleve të ndryshme të komunikimit. Sapo të jenë dhënë grantet, SPT duhet të bëjë vizita të rregullta monitorimi dhe të këshillojë përfituesit për zbatimin e projekteve dhe të veprojë si sekretariat për KPM dhe Strukturën Operative.

(Të tri programet e vendeve partnere) : http://www.cbckosovo.eu/

(Mali i Zi-Kosovë) : http://www.cbcmne-ks.org/index.php

(Kosovë-IRJM): http://ipacbc-mk-ks.net/

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO