Binjakëzimi

Binjakëzimi synon të ndihmojë vendet përfituese në zhvillimin e administratave moderne dhe efikase, me struktura, burime njerëzore dhe shkathtësi menaxheriale, të nevojshme për të arritur implementimin e standardeve Europiane dhe të Acquis Communautaire.
 
Në procesin e Integrimit Europian administratave të vendeve aspirante u ofrohet ndihmë kryesisht teknike, dhe binjakëzimi konsiderohet si instrumenti më i suksesshëm në këtë drejtim. Si rezultat i kësaj, binjakëzimi ofrohet si formë asistence sidomos në fazat më të përparuara të procesit të Integrimit Europian. Rrjedhimisht, me avancimin e Kosovës në Integrim  Europian, binjakëzimi do të ofrohet si asistencë në mënyrë më të gjerë, gjë që do të influencojë një numër të madh institucionesh. Përveç kësaj, binjakëzimi ofron përfitime të mëdha duke afruar administratat publike nga pjesë të ndryshme të Europës, ofron mundësi të shkëmbimit të përvojave, të zgjidhjes së problemeve dhe të zgjerimit të perspektivave rreth çështjeve me interes të përbashkët.
 
Varësisht nga objektivat e secilit projekt binjakëzimi, kjo lloj asistence mund të ndihmojë në qartësimin e funksionimit të institucioneve në kuadër të procesit të Integrimit Europian, të asistojë institucionet përmes vlerësimit të pengesave për realizimin e funksioneve të tyre, si dhe përmes asistimit në mënjanimin e tyre. Kjo bëhet përmes përvojës që institucionet partnere në binjakëzim kanë marrë si nga vendet nga vijnë, ashtu edhe nga vendet që janë integruar në BE në dekadën e fundit.

Struktura e Projekteve të Binjakëzimit

Udhëheqësi i Projektit (PL) drejton implementimin e projektit të binjakëzimit.

Këshilltari Rezident i Binjakëzimit (RTA) është pjesëtar i shërbimit civil nga administrata e vendit anëtar të BE-së, i cili delegohet në vendin përfitues për së paku një vit, në kornizën e projektit të binjakëzimit.
 
Kontrata e Binjakëzimit paraqet marrëveshjen kontraktuale për projektin e binjakëzimit, së bashku me planin e punës dhe shtojcat standarde.
 
Pika Kombëtare e Kontaktit e Binjakëzimit është zyrtar/e publik/e nga vendet anëtare të BE-së dhe vendet përfituese i/e cili/a shërben si pikë kontakti për të gjitha aktivitetet e binjakëzimit. Detyrat përfshijnë komunikimin, ndërlidhjen si dhe lehtësimin e aktiviteteve të ndërlidhura me binjakëzimin.
 

Projekti i Binjakëzimit “Mbështetje Ministrisë së Integrimit Europian”

Projekti i Binjakëzimit “Mbështetje Ministrisë së Integrimit Europian” është projekt i financuar nga Komisioni Europian dhe që implementohet nga Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar, i cili si synim ka mbështetjen e administratës së Republikës së Kosovës në procesin e Integrimit Europian.
 
Dy objektivat kryesore të këtij projekti të binjakëzimit janë:

Ministrja Bekim Çollaku
Bekim Çollaku

KOSOVO IN UNESCO